7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Paçarizi: Këshillë e sinqertë në prag të zgjedhjeve

Më të lexuarat

Paçarizi: Këshillë e sinqertë në prag të zgjedhjeve

Fatkeqësisht nuk kam dashur të pranoj ndonjëherë faktin se ky vend nuk i do të aftët, por realiteti përditë e më tepër na perplasët në fytyrë.
E kaq e vërtetë është kjo, sa ky vend ka krijuar “alergji” ndaj njerëzve të aftë dhe i do sa më larg këta të fundit.

Një këshillë të sinqertë, nëse doni realisht që mos ti humbisni njerëzit e ndërshem dhe neutral që mund të jenë potencialisht edhe votuesit tuaj:

-Boll më gangsterat rreth vetës që duket sikur kanë “zaptuar” vendin.
-Boll me makinat luksoze, se nuk e keni idenë sa të “huaj” në vendin e tyre, ndjehen shqiptarët e dibranet kur ju shohin juve tek “hapeni” me makina të shtrenjta e flamuj partish.
-Lerini anash, njerëzit antivlera që nuk përçojnë tjetër vetëm injorancë dhe kundërbojnë mashtrim në komunitet.
-Mbani afër vetës njerëz me vlera dhe me impakt në komunitet, njerëz e të rinj që ngjallin shpresë për komunitetin, që janë lodhur e kanë sakrifikuar shumë për t’ia dalë, qe nuk kanë ardhur deri këtu me lekët e babit dhe me pasurinë haram të ca krimineleve, që si alternativ të vetme kanë vetëm krimin dhe gangsterllikun.

Shqiptarët e ndërshem dhe dibranet e mençur, dinë ti vleresojnë mjaft mire këto detaje që bëjnë diferencën.
Ndaj bejini mirë llogaritë, e ndajeni përfundimisht vleren nga antivlera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit