12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Muamer Jakupi premton se nëse zgjidhet deputet, pagën do tua dhurojë skamnorëve

Më të lexuarat

Kandidati i Partisë Fjala për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Muamer Jakupi ka premtuar se pagën e tij si deputet – nëse zgjidhet – do tua dhurojë skamnorëve.

“Të nderuar shokë, miq dhe qytetarë. Dua të ua rikujtoj së Partia FJALA në zgjedhjet e 11 Qershorit garon e vetme pa koalicion me gjithsej 110 kandidatë për deputet. Në mesin e tyre jam edhe unë, kështu që kam marr vendim, nëse arrije të zgjidhem deputet, unë Muamer Jakupi tërë pagën time si deputet do ta dhurojë për skamnorët, pagë kjo e cila është mbi 1 mijë euro në muaj”, ka thënë Jakupi.

Sipas tij, “duke parë çdo ditë e më shumë mbështetjen nga qytetarët e Kosovës për Partinë FJALA, me lejen e Zotit, Partia FJALA do të jetë padyshim pjesë e legjislativit pas 11 qershorit, andaj pragu 5% nuk diskutohet”.

“Slogani ynë është ‘Për popull dhe shtet’, ne i rrimë besnik fjalës dhe me këtë vendim timin e dëshmojmë më së miri. Partia FJALA e vetmja shpresë për një ardhmëri të shëndoshë për qytetarët e Kosovës”, konsideron Jakupi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit