Mund të ishte kudo – Mane kthehet në vendlindje për pushime dhe ndërton shkollë 243 mijë funte

0
35

Ylli i skuadrës së Liverpool dhe kombëtares së Senegalit, Sadio Mane, ka  bërë një gjest jashtëzakonisht të madh.

Me milionat e fituara, pas shumë sukseseve me skuadrën, por edhe me kombëtaren, Mane mund të ishte kudo në botë për pushimet e tij të verës, por ka zgjedhur të kthehet në fshatin e tij të lindjes.

View image on TwitterView image on Twitter

 

View image on TwitterView image on Twitter

Aty, në Bambali, Mane po ‘monitoron’ punimet në shkollën e financuar nga vet ai, që ka kushtuar rreth 243 mijë funte, transmeton lajmi.net.

Më herët, senegalezi ka paguar edhe ndërtimin e një spitali, si dhe ka shpërndarë para për familjet e këtij fshati, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij.

Mane asnjëherë nuk ka pranuar të flas për mediet lidhur me këto punë, duke thënë se nuk janë për publicitet dhe nuk dëshiron t’i fus në intervista.