16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Millosheviqi meriton një monument në Beograd”

Më të lexuarat

Kreu i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Gjorgje Komlenski, dënoi ashpër akuzat e organizatave të caktuara politike që nëse do të ngrihej një monument për Slobodan Millosheviqin, i njëjti menjëherë do të shkatërrohej.

Komlenski thotë se ata dogjën dhe plaçkitën Parlamentin e Serbisë dhe shkatërruan rrugët e Beogradit më 5 tetor, sot sërish do të digjnin dhe shkatërronin, por sipas tij ata duhet të kuptojnë se Serbia tani është një shtet serioz e i rregulluar ku 5 tetori nuk do të përsëritet.

Ditë më parë grupi i qytetarëve serbë “Liria” ka paraqitur nismën e tyre për ngritjen e një monumenti për ish presidentit serb Slobodan Milosheviq në Beograd.

Ky grup ka dorëzuar kërkesën e tyre në Kuvendin Komunal, në Drejtorinë për Monumente dhe Emra të Rrugëve dhe Shesheve të Beogradit, si dhe në Presidencë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit