13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Vriteni kryetarin e Londrës” – Sadik Khan tregon kërcënimet që ka marrë që nga zgjedhja e tij në krye të Londrës

Më të lexuarat

Sadik Khan përmes një video ka lexuar disa nga kërcënimet dhe ofendimet që ai ka marrë në rrjetet sociale. Përveç kërcënimeve me jetë që ai ka marrë, ai është përqeshur edhe në pamjen e tij.

Ai me këtë ka thënë se nuk i nevojitet të fitojë simpati por i pengon se si kjo gjuhë e urrejtjes është akoma në rrjetet sociale dhe kjo nuk po arrin të rregullohet.

“Nuk i lexojë këto gjëra që të portretizohem si viktimë ose të kërkojë dashuri nga ju, por e pyetni veten tuaj – çfarë ndodh kur djemtë dhe vajzat e reja nga pakicat minoritare shohin kësi lloj gjëra në kohështrirjen e tyre ose i përjetojnë në veten e tyre? Ose dikush mendon të bëhet politikan?”

Ai pastaj edhe ngriti zërin se si përmes rrjeteve sociale po ndikohet në zgjedhje dhe referendume, duke shpërndarë lajme të rrejshme dhe lejimin e shpëlarjes së trurit.

Me të vërtet gjuha e kërcënimeve është shumë aktuale në rrjetet sociale, ato po mbesin aty e nuk merren masa nga punonjësit e tyre. Shpresojmë që kjo gjë të rregullohet dhe njerëzit mos ta vuajnë këtë pjesë.
Sadik Khan përndryshe është kryetari musliman i Londrës, i cili për gati 2 vite është në krye të Londrës./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit