10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Lufta në Siri: Pritet evakuuimi i një grupi civilësh nga Ghouta Lindore

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara po presin evakuime civile nga Ghouta Lindore të mbajtura nga rebelët të martën, pasi ushtria e qeverisë siriane vazhdon ofensivën e saj të ashpër, transmeton Klan Kosova.

“Sot po presim evakuuimin e civilëve, duke përfshirë njerëzit që kanë probleme shëndetësore”, ka thënë zyrtari i lartë i OKB-së për Reuters.

OKB ka kërkuar edhe më parë evakuimin e rreth 1,000 banorëve të sëmurë dhe të plagosur që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Yasser Delwan, anëtar i grupit më të madh rebel në këtë rajon, ka konfirmuar se një grup i personave me probleme shëndetësore janë larguar nga rajoni, pas një marrëveshjeje për evakuim mjekësor me Rusinë, aleatin kyç të qeverisë siriane.

 Guta Lindore, nga mijëra të sëmurë evakuohen vetëm 25

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit