Lodrat e përshtatshme për fëmijët sipas moshave

0

Jo të gjitha lodrat janë të përshtatëshme për çdo fëmi të çdo moshe, lodrat duhet të ndahen dhe jo të përdoren njëjtë
Lodrat e mira për fëmijët e vegjël duhet të përshtaten me fazat e tyre të rritjes dhe zhvillimit. Shumë lodra të përshtatshme dhe të sigurta janë gjëra të cilat mund t’i gjeni në shtëpi. Kutitë e kartonit, pjatat e plastikës, kapakët, koleksionet e plastikës dhe gjëra të tjera mund të përdoren në më shumë se një mënyrë nga moshat e ndryshme. Mbani mend se secili fëmi zhvillohet në ritëm të ndryshëm.

Lodrat për foshnjet deri në 6 muajshe

Bebeve iu pëlqen t’i shohin njerëzit, t’i ndjekin me sy, i preferojnë fytyrat dhe ngjyrat e shëndritëshme. Bebet mund të arrijnë të fasionohen me atë çka mund të bëjnë duart dhe këmbët e tyre, e kthejnë kokën kur ndëgjojnë ndonjë zë dhe vendosin gjëra në gojë.

1.Gjëra që mund t’i arrijnë, ti mbajnë, t’i fusin në gojë, t’i tundin, të bëjnë zhurmë me to.

2.Gjëra që mund t’i dëgjojnë: librat me vjersha dhe poezi, xhirime të ninullave dhe këngë të thjeshta.

3.Gjëra për t’i parë: fotografi të fytyrave të varura që bebet të mund t’i shohin dhe më pas të mos i thyejn pasqyret.

Lodrat për foshnjet 7 deri 12 muajshe

Bebet pak më të rritura janë të lëvizëshme, sillen, ulen, kërcejnë, zvarriten. Ata nuk e kuptojnë emrin e tyre dhe fjalë të tjera të ngjajshme, ata mund t’i dallojnë pjesët e trupit, të gjejnë gjësende të fshehura dhe t’i fusin gjërat brenda dhe jashtë shportës.

1.Gjëra me të cilat shtiren: kukullat, plastika, vetura nga druri me rrota dhe lodra të ujit.

2.Gjëra të cilat mund t’i gjuajnë dhe t’i marrin-pjata plastike, rruaza të gjata, fole të topave.

3.Gjëra me të cilat mund të ndërtojnë gjësende: kocka, kube të drurit.

4.Gjëra me të cilat mund t’i përdorin muskujt e tyre: topa të mëdhenjë, lodra që shtyhen dhe tërhiqen si dhe gjëra të ulëta për të cilat duhen të zvarriten.

Lodrat për fëmijët 1 vjeçarë

Fëmijët një vjeçarë janë në lëvizje dhe është tipike që ata të ecin në mënyrë të qëndrueshme madje edhe të ngjiten shkallëve. Atyre u pëlqen t’i dëgjojnë storiet, e thonë fjalën e tyre të parë dhe mund të luajnë afër fëmijëve të tjerë (mirëpo akoma jo me ta). Ata kanë qejf të provojnë gjëra të reja, por duhet që të rriturit t’i mbajnë të sigurt.

1.Libra me ilustrime të ndryshme të objekteve reale apo me fotografi.

2.Ingjizime të këngëve, rima, storie të thjeshta dhe piktura.

3.Gjëra të cilat mund të krijojnë diçka: ngjyra që mund të lahen, letra të mëdha.

4.Gjëra me të cilat shtiren: lodra telefoni, kukulla, shtrate kukullash, karroca të fëmijëve, kafshë nga plasika.

5.Gjëra me të cilat mund të ndërtojnë: karton dhe blloka të drurit (mund të jenë më të vegjël se sa ato që përdoren nga foshnjat 2 deri në 4 inç).

Lodra për fëmijët 2 vjeçarë

Fëmijët dy vjeçarë e mësojnë shpejt gjuhën dhe mund të kenë pak sens për rrezik. Megjithatë bëjnë shumë testime mendore. Kërcim nga lartësitë, ngjitje, rrijnë në duart e tyre, sillen. Ata kanë kontroll të mirë të duarve dhe gishtave të tyre dhe u pëlqen të luajnë me gjësende të vogla.

1.Gjëra për t’i zgjidhur problemet: enigma të drurit (me 4 deri 12 pjesë), blloka të cilët ngjiten së bashku, objekte të renditura (nga madhësia, forma, ngjyra).

2.Gjëra me të cilat mund të shtiren dhe të ndërtojnë: kocka më të vogla, lodra transportuese, vend ndërtime, orendi të madhësisë së fëmijëve (karrige, orendi të kuzhinës, ushqime lodra), kukulla, lodra të ujit dhe të rërës.

3.Libra me vizatime me më shumë detaje.

4.CD dhe DVD me variante të muzikës ( gramafon dhe ingjizime).

5.Gjëra të cilat mund t’i përdorin për muskujt e tyre: topa të mëdhenjë dhe të vegjël për t’i shqelmuar dhe për t’i gjuajtur, mund të vozisin pajisje (por jo biçikleta me tri rrota deri sa t’i mbushin 3 vjet).

Lodrat për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç (parashkollorët dhe fëmijët e qerdheve)

Fëmijët e kësaj moshe kanë vëmendje më të madhe se sa fëmijët më të vegjël. Ata bëjnë shumë pyetje. Atyre u pëlqen të bëjnë eksperimente dhe të mirren me aftësitë e tyre fizike. Ata kanë dëshirë të luajnë me fëmijë, por nuk duan të humbasin.

1.Gjëra të cilat i zgjedhin problemet: enigma me 12 deri ne 20 pjesë, tulla të cilat ngjiten, koleksione dhe objekte më të vogla të radhitura nga gjatësia, gjerësia, lartësia, forma, ngjyra, era, sasia etj.

2.Gjëra me të cilat mund të shtiren dhe me të cilat ndërtojnë: shumë tulla për ndërtim të objekteve, lodrave transportuese, vendeve të ndërtimit, mobilje të madhësisë së fëmijëve, lodra të ujit dhe të rërës.

3.Gjëra me të cilat mund të krijojnë: shkumësa me ngjyrë, brusha të ngjyrosjes, letra të mëdha dhe të vogla për vizatim dhe ngjyrosje./21Media