10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Komunitetet fetare në Shkodër mesazhe politikës e shoqërisë kundër drogës dhe fajdeve (VIDEO)

Më të lexuarat

Droga, fajdetë dhe lojërat e fatit janë tre nga fenomenet që i kanë hapur plagë të mëdha sociale shoqërisë shqiptare. Ndaj përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër, janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese me mesazhe të forta e të qarta për shoqërinë dhe politikën. Për klerikët, shteti duhet të bëjë me shumë dhe të ndërmarrë angazhime konkrete, sidomos kur flitet për luftën ndaj drogës. Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës: Nuk do të mbulojë të gjithë problematikën, por gjithsesi do të jetë e frytshme nëse do të sensibilizojmë personat vullnetmirë që të mos mbyllim sytë në lidhje me një temë kaq delikate.

 

Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës: Jam alarme për të cilat duhet të shqetësohen edhe institucione të ndryshme shtetërore që kanë për detyrë morale dhe qytetare, mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti. Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse: Nëse ky fenomen nuk parandalohet në kohë, është një rrezikshmëri e madhe për shoqërinë dhe familjet tona. Spikati në këtë takim ligjërimi i meshtarit të Velipojës, dom Marjan Gega i cili nuk hezitoj të sjellë shembuj konkret të realitet të përditshëm.

 

Dom Marjan Gega, meshtar: Shpesh herë nuk e përdorin për vete drogën, por jetojnë me moton ‘vdekja jote është një shans që unë të jetoj’. Paratë e krimit të organizuar qoftë edhe të personave që janë në burgje jashtë Shqipërisë, kanë arritur të investohen në vendin tonë dhe kjo është një këmbanë alarmi shtoi Gega, pasi po deformojnë ekonominë. Marjan Gega, meshtar: Sepse ata që kanë para të pista mund t’i investojnë më shpejt dhe madje të përkufizojnë gjithë tregun. Duke i quajtur si sfida që nxisin besimin, këto 3 fenomene kanë angazhuar komunitetet fetare të Shkodres që të mos ndalin këtu takimet dhe sensibilizimin, por të shtrihet më tej kjo nisëm duke hyrë në shkolla, institucione shtetërore etj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit