8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këto janë ushtrimet më të mira për djegien e kalorive

Më të lexuarat

Cila është mënyra më e mirë për djegien e kalorive?
Ka shumë gjëra që ndikojnë në zhvillimin e një programi ushtrimor – gjetja e një ushtrimi që iu pëlqen, gjetja e ushtrimeve të cilat trupi juaj mund t’i bëjë etj., transmeton Telegrafi.

Por, më e rëndësishmja është gjetja e ushtrimeve që ju ndihmojnë të digjni shumë kalori në një periudhë të shkurtër kohore.

Numri i kalorive që digjen brenda një ore ende mbetet një matës i mirë i asaj se sa intensiv është një ushtrim i caktuar.

Sidoqoftë, këto janë disa nga ushtrimet që djegin më së shumti kalori brenda një ore, të cilat mund t’i bëni rregullisht.

Basketbollit

Një lojë basketbolli djegë rreth 728 kalori në orë, prandaj mbetet një ushtrim i mirë të cilin mund ta bëni herë pas here me miqtë.

Vrapimi

Vrapimi me një ritëm prej tetë km/h i djegë rreth 755 kalori brenda ore. Kjo e bën vrapimin ushtrim të veçantë, sepse është i lehtë dhe tejet efektiv.

Ngjitja e shkallëve

Ngjitja e shkallëve i djegë rreth 819 kalori në orë, kështu që gjithmonë refuzoni ashensorin.

Noti

Noti “rigoroz” është edhe më i mirë se ushtrimet e lartcekura, sepse i djegë rreth 892 kalori në orë.

Kërcimi me litar

Në krye të listës prinë kërcimi me litar sepse djegë rreth 1074 kalori në orë. Pra, ky ushtrim jo vetëm që i thjeshtë dhe shumë lehtë mund ta bëni në dhomën tuaj të fjetjes, por edhe sjell rezultate mahnitëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit