14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Intervista e Mavrajt për “Bild”, nga Profeti Muhamed (a.s) e deri te Krishtlindjet…

Më të lexuarat

E përditshmja gjermane “Bild” i ka bërë një intervistë ndryshe mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, duke e pyetur për çështje të ndryshme të jetës së tij, duke nisur nga familja, ushqimi dhe për të përfunduar me opinionin për Xhakën… Alsat.al e ka sjellur intervisten (Leksikon) te perkthyer ne shqip.

Mbijetesa –“Kjo situatë ndan miellin nga krundet, apo të rinjtë nga burrat. Është një çështje karakteri”.

Çlodhja –“Bëhet në mënyrë spontane. Ndoshta unë do të shoh një ndeshje të NFL gjatë darkës”.

Karakteri –“I dashuroj me zemër njerëzit për humanitetin e tyre”.

Budallallëqe –“Ndodhin kur nuk mendohesh për gjërat dhe kjo nuk shkon në marrëdhëniet njerëzore”.

“Euro 2016” –“Pjesëmarrja me Shqipërinë ka bashkuar të gjitha grupet etnike në vendin tonë. Ai turne do të mbetet në histori”.

Familja –“Do të thotë gjithçka për mua”.

Gisdol –“Trajneri im. Shumë profesionist, shumë i aftë. Ai më ka përmirësuar në më pak se një vit. Ka dhënë një kontribut të madh për të na shpëtuar në sezonin e kaluar”.

Hobi –“Besimi, unë studioj Islamin. Bëj shumë biseda rreth kësaj teme. Kam tre miq të cilët janë imamë dhe jetojnë në tre vende të ndryshme. Jam gjithmonë në bashkëbisedim me ta. Mësoj sa të mundem nga ata”.

Personi shembull –“Padyshim profeti Muhamed. Ai është ana praktike e besimit tim, të tregon si të përballesh me vështirësitë, suksesin apo dështimin. Njeriu mund të mësojë shumë gjëra nga jeta e tij dhe t’i transferojë në jetën tonë”.

Rinia –“Unë kam shumë besim te rinia. Por në fund të fundit, ajo mosha e mesme, mes të rinjve dhe të vjetërve, është më e mira”.

Këln –“Ajo ishte etapa më formuese në karrierën time. Unë vuaj për këtë klub, kam simpati të madhe për të.Uroj që të evitojnë rënien nga kategoria”.

Veset –“Spontaniteti im. Papritur rezervoj një udhëtim dhe fluturoj larg. Ose vizitoj mamanë time pa e planifikuar”.

Ushqimi –“Më pëlqen të ha qebapë. Më pëlqejnë dhe kam gjetur një restorant në Hamburg ku i gatuajnë shumë mirë”.

Kombëtarja –“Nga pikëpamja sportive është nderi më i madh që kam marrë në jetën time.”

Sakrifica –“Unë rrezikoj shumë për të mbështetur ata që kanë nevojë. Largohem edhe nga zona ime e sigurisë, por më pëlqen ta bëj një gjë të tillë”.

Papadopoulos –“Një mbrojtës shumë i mirë, i cili nuk ka frikë dhe nuk u fshihet as më të mëdhenjve”.

Tmerri – “Testi i laktatit. Një disiplinë djallëzore. Më të vëretetë më tremb shumë. Kur jam me pushime, unë rri e mendoj rreth këtij testi.”

Ndeshja për mbijetesën –“E kam luajtur me Greuther Furth kundër Hamburg në vitin 2014. Gëzimi i Hamburg që nuk kishte rënë ishte më i madh se dëshpërimi ynë që nuk u ngjitëm”.

Schalke – “Kundërshtari ynë i radhës. Një klub i madh. Është praktikisht si një “fe” për tifozët”.

Talenti –“Jam shumë, shumë kritik ndaj vetes. Nuk më pëlqejnë lëvdatat që kur isha fëmijë”.

Bamirësia – “E shoh ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë si një detyrim. Kam shumë gjëra për të dhënë. Kjo është mënrya ime për të thënë faleminderit”.

VAR – “Komplet e panevojshme. Më shumë një mallkim sesa një bekim”.

Krishtlindjet – “Kanë shumë kuptim për shumëkënd. Një festë e këndshme familjare.”

Xhaka –“Bashkëkombësi im Granit Xhaka është një person fantastik dhe një shembull për rininë shqiptare”.

Linku ne Gjermanisht: http://www.bild.de/sport/fussball/hsv/nehsv-mavraj-abisz-53872302.bild.html

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit