5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hamilton (Mercedes), më i shpejti në provat e lira në Barcelonë

Më të lexuarat

Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar të enjten paradite kohën më të shpejtë provizore në ditën e parë të provave
 
Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar të enjten paradite kohën më të shpejtë provizore në ditën e parë të provave të lira para sezonit 2015 të Formula 1, në cirkuitin e Montmelo, pranë Barcelonës.
Dy herë kampioni i botës bëri në paraqitje të mirë, duke dalë para veteranit brazilian Felipe Massa (Williams me motor Mercedes) dhe të riut rus, Daniil Kvyat (Red Bull me motor Renault).
Katër provat e lira dimërore do të zgjasin nga e enjtja deri të dielën, ndërkohë që me 15 mars në Melburn do të zhvillohet gara e parë e sezonit për Çmimin e Madh të Australisë 2015.
Provat e para e lira të Barcelonës:
Lewis Hamilton (ANG/Mercedes) 1:24.881 (48 xhiro)
Felipe Massa (BRA/Williams-Mercedes) 1:25.763 (45)
Daniil Kvyat (RUS/Red Bull-Renault) 1:25.947 (34)
Romain Grosjean (FRA/Lotus-Mercedes) 1:27.079 (33)
Marcus Ericsson (SUE/Sauber-Ferrari) 1:27.802 (33)
Kimi Räikkönen (FIN/Ferrari) 1:27.813 (29)
Carlos Sainz Jr (SPA/Toro Rosso-Renault) 1:27.866 (28)
Jenson Button (ANG/McLaren-Honda) 1:31.479 (7)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit