8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjesti i bukur i Ozil, i dërgon një dhuratë të veçantë djaloshit nga Kenia

Më të lexuarat

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka dëshmuar se ka një zemër të madhe duke i dërguar fanellën e tij si dhuratë një djaloshi nga Kenia.
Gazetari sportive, Eric Njiru, shpërndau një foto në rrjetin social Twitter ku shihet një djalosh i quajtur Lawrence i cili mbanë të veshur fanellën e Mesut Ozil, jo atë origjinalën por të shkruar me dorë emrin edhe numrin e lojtarit.

Ai e përshkroi imazhin me: “E pashë këtë djalosh që kulloste bagëtitë e tij sot në rrugët e Nairobit – një qytet pa bari të vërtetë për bagëtitë. Ai më tha se e do Mesut Ozilin aq shumë (Ju mund të shihni fanellën e tij). Ndoshta një ditë kjo foto mund të arrijë te Ozili dhe të fitojë një fanellë të vërtetë të Arsenalit ” – ka shkruar gazetari duke e përmendur edhe Ozilin në këtë postim.

https://twitter.com/Erik_Njiru/status/1069549168522346496

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit