8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Frutat arrore – çdo gjë që duheni të dini për to

Më të lexuarat

Frutat arrore kërkojnë pak ose aspak përgatitje dhe nëse ruhen si duhen, mund të kenë afatin e skadimit madje edhe një vit. Janë të pasura me yndyra të pangopura, vitamina dhe minerale. Frutat arrore mund të ndihmojnë për ta mbajtur shëndetin të mirë. Prandaj, merrni një grusht fruta arrore në mes shujtash, si shtesë në sallata, supa ose desertë.

Ju sjellim 11 frutat më popullore arrore dhe çdo gjë që duheni të dini për ta, përparësitë dhe të metat e tyre, të cilat nuk ju ka thënë kush.

 

Bajamet

Bajamet në fakt janë farat e frytit të drurit të bajames. E kanë prejardhjen nga Azia. 

Përmbajnë:

-Vitaminë E – siguron plakjen e shëndetshme dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit.
-Magnez – redukton ngarkimin e enëve të gjakut, nxit rrjedhën e oksigjenit dhe redukton sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
-Flavonoide – në kore të bajameve ka madje 20 lloje të flavonoideve të fuqishme që veprojnë si antioksidant.
-Bakër – përmirëson punën e enzimave metabolike
-Fibra dhe proteina – një filxhan bajame përmban 7,62g proteina dhe më shumë se 4g fibra, që përmirësojnë punën e traktit tretës.
Bajamet shmangni nëse keni probleme me veshka. Ato pengojnë absorbimin e kalciumit dhe përmbajnë oksalate që shkaktojnë gurin e veshkës, për çka vihet deri te problemet e shtuara me veshkë dhe fshikëzën e tëmthit.

Vlera ushqyese

30 g bajame përmbajnë 170 kalori dhe 15 g yndyra..

 

Arrat e pishës

Arrat e pishës janë në fakt fara qe i prodhojnë disa lloje të pishave. Kanë prejardhjen nga Azia. Janë shumë të vogla, por madhësia e tyre mos t’iu gënjejë, sepse janë të pasura me materie ushqyese.

Arrat e pishës janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, përmbajnë acidin alfa-linolenik, i cili është i shkëlqyeshëm për zemrën dhe përmban vitaminë B. Janë burimi i vetëm i acidit linoleik i cili ndihmon gjatë rregullimit të apetitit. Përmbajnë hekur i cili paraqet komponimin kyç të hemoglobinës, i cili e pasuron organizmin me oksigjen dhe energji. Janë të pasura me magnez i cili është i rëndësishëm për punën e rregullt të muskujve, liron nga ngërçet dhe lodhja.

Vlera ushqyese

30 g arra pishe përmbajnë 190 kalori dhe 19 g yndyra.

Arrat amerikane

Arrat amerikane kanë shije të shkëlqyeshme, e cila, për dallim nga arra evropiane, nuk është e hidhur.

Janë burim i mirë i fibrave dhe i proteinave. Përmbajnë zink, që ndihmojnë gjenerimin e testosteroneve, përmbajnë vitaminë B dhe yndyrat mono të pangopura, nuk përmbajnë natrium dhe janë zgjidhje e shkëlqyeshme në mes shujtave. Reduktojnë rrezikun nga krijimi i gurëve të tëmthit dhe kolesterinës. Arra amerikane është e shkëlqyeshme për shëndetin neurologjik, liron nga ngërçet, lodhja dhe tensioni.

 

Arrat

Ndoshta do t’i hapni vështirë, por mundi gjithsesi do të shpaguhet!

Janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, veçanërisht me acidin alfa-linoleik, të cilën trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Acidet yndyrore omega 3 kanë veçori antiinflamtore dhe ofrojnë mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar reduktimin e tensionit të gjakut. Një e katërta e filxhanit me arra siguron madje 90 për qind të dozës së rekomanduar ditore me acidet yndyrore omega 3. Arrat janë po ashtu janë të mbushura me vitamina dhe minerale, duke përfshirë grupet e vitaminave B, vitaminën E, bakrin, hekurin dhe zinkun. Ata kanë veçoritë e tyre antioksidative dhe mbrojnë nga radikalet e lira, ndërsa sigurojnë funksionimin e drejtë të qelizave.

Vlera ushqyese

30 g arra përmbajnë 185 kalori dhe 18g yndyra.

 

Gështenjat

Gështenjat janë simbol i fuqisë dhe i suksesit.
Përmbajnë pak kalori dhe yndyra. Megjithatë, për dallim nga frutat e tjera arrore, gështenjat janë të mbushura me karbohidrate. Të vetmet janë nga frutat arrore që përmbajnë vitaminë C. Në 30 g gështenja gjenden 7.6g vitamina C. Gështenjat janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe acidit folik. Kaliumi është i nevojshëm për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe mbajtjen e kontraktimit të rregullt të muskujve. Lëngjet e gështenjave shpesh përdoren te problemet me kollitje.

Vlera ushqyese

30 g gështenja përmbajnë 54 kalori dhe 1.8 g yndyra.

 

Arrat braziliane

Kanë origjinën nga Brazili. Arrat braziliane kanë shije ngjashme me kokosin.
Arrat braziliane përmbajnë vitaminë B, magnez, zink, kalcium dhe selen që reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i kancerit të prostatës dhe gjirit. Po ashtu përmbajnë acidin alfa-linoleik dhe acidet yndyrore omega 3. Arrat braziliane përmbajnë sasi të vogla të radiumit, elementit radioaktiv i cili kryesisht nuk mbahet në trup. Pavarësisht përparësive shëndetësorë, arrat braziliane përmbajnë nivel të lartë aflatoksinave që mund të shkaktojnë kancerin e mëlçisë.

Vlera ushqyese

30 g arra braziliane përmbajnë 186 kalori dhe 19 g yndyra.

 

Fistekët

Për fistekët besohet që janë afrodiziakë.
Fistekët janë të pasura me fitosteroline të cilat ulin kolesterinën në gjak. Fistekët përmbajnë acidet yndyrore mono të pangopura, të cilat janë të mira për zemër. Janë të pasura me kalium, fibra, vitamina B6, magnez dhe kalcium.

Vlera ushqyese

30 g fistekë përmbajnë 160 kalori dhe 13 g yndyra.

 

Lajthitë

Lajthitë kanë shije të ëmbël. Datojnë që nga lashtësia, ndërsa origjinën e kanë në Azi.
Janë të pasura me kalcium çka i bën të shkëlqyeshme për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe mbajtjen e punës së drejtë të qelizave. Përmbajnë yndyrat mono të pangopura të cilat janë të mira për zemër. Po ashtu janë të pasura me vitaminën E, e cila është e domosdoshme për shëndetin e zemrës dhe muskujve, ndërsa po ashtu parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut. Janë të pasura me acid folik, i cili është i rëndësishëm për rritjen e fëmijëve dhe zhvillimin e të rriturve. Lajthitë po ashtu përmbajnë vitamina B1, B2 dhe B6, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin mental dhe shëndetin.

Vlera ushqyese

30 g lajthi përmbajnë 185 kalori dhe 18 g yndyra

 

Arrat indiane

Arrat indiane është një dru me gjelbërim të përjetshëm, me origjinë nga Brazili, i cili paraqet një delikatesë të vërtetë. Tani me të madhe rritet në vendet tropikale për shkak të mollëve indianeve brenda të cilave gjendet nga një farë.

Kanë përqindje më të ulët të yndyrave nga frutat e tjera arrore, ndërsa 75 për qind e yndyrave të tyre janë të pangopura. Acidi oleik është i shkëlqyeshëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Njerëzit me diabet që hanë arra indiane, dukshëm reduktojnë nivelin e triglicerideve të cilat janë të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Arrat indiane përmbajnë sasi të madhe të bakrit, i cili është komponent i domosdoshëm të shumicës së enzimave në organizmin tonë. Mbajtja e nivelit normal të bakrit në trup parandalon aneminë dhe artritin reumatoid. Arrat indiane janë po ashtu të pasura me magnez, i cili është mineral i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave.

Arrat indiane shmangni:
-nëse keni probleme me tëmth ose vështirësi me veshka, sepse përmbajnë oksalate të cilat shkaktojnë gurët në veshka
-nëse përdorini kalcium si shtesë ushqimi sepse oksalatet mund të pengojnë absorbimin e kalciumit.

Vlera ushqyese

30 g arra indiane përmbajnë 165 kalori dhe 13 g yndyra.

 

Arrat australiane

Rriten në drurin me gjelbërim të përjetshëm macadamia, ndërsa me prejardhje janë nga Australia. Aborigjenët arrat australiane i kanë përdorur si shtesë kryesore në ushqim. Vetëm dy lloje të farave të drurit macadamie mund të hahen, të tjerat janë toksike.

Arrat australiane kanë përqindjen më të larë të acideve mono të pangopura, që janë të mira për zemër më shumë se çdo fryt tjetër arror, farat apo perimet. Përmbajnë fosfor, kalium, magnez dhe kalcium të cilat janë të domosdoshme që qelizat, nervat dhe muskujt të funksionojnë si duhet.

Vlera ushqyese

30 g arra australiane përmbajnë 200 kalori dhe 22g yndyra.

 

Kikiriku

Kikiriku në fakt i përket familjes së bimëve bishtajore. Farat rriten në bimët shkurre njëvjeçare. Besohet që origjinën e kanë në Peru.

Kikiriku është i shkëlqyeshëm për shëndetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Përmban acidin oleneik, yndyrat e pangopura dhe acidin folik i cili është i rëndësishëm për formimin e qelizave ADN. Është i mirë për potencë, kujtesë dhe koncentrim. Mbajtja e nivelit normal të acidit folik mund të reduktojë rrezikun nga lindja e fëmijës më vështirësi te femrat të cilat shtatzënë ose tentojnë të mbesin shtatzënë. Kikiriku përmban edhe resveratrol, antioksidantin i cili gjendet në rrushin e kuq ose verën e kuqe.

Kikirikun shmangeni:

-nëse nxit reaksione alergjike sepse është një nga alergjenët më të shpeshtë
-nëse keni probleme me gjëndrat tiroide, sepse përmban goitrogjene të cilat pengojnë punën e gjëndrës tiroide.

Vlera ushqyese

30 g kikirik përmbajnë 165 kalori dhe 14 g yndyra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit