11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

I vodhi armëm policit, një muaj paraburgim

Më të lexuarat

Husmet Abdyli është arrestuar më 13 shkurt nën dyshimin se më 3 janar 2013 i ka vjedhur në shtëpinë e tij policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen, dhe sprejin. Gjykatësja e procedurës paraprake, Emine Salihu, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Pas shumë operacioneve është arritur të arrestohet Husmet Abdyli nga Gjilani i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë dhe shitje të armëve”.
Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se Husmet Abdyli më 3 janar 2013 i ka vjedhur një policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen dhe sprejin.
Kadriu tha se nga hetimet e para është konstatuar se i dyshuari revolen e ka shitur kurse gjësendet tjera i ka humbur.
Kadriu tha se me kërkesën tonë gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Emine Salihu i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Abdylit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit