9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Edhe Krasniqi futet në debatin “Halil Kastrati”: Mos na tregoni moral ju që nuk ndjeni dhembshuri për njerëzit që vuajnë!

Më të lexuarat

Me anë të një shkrimi në Facebook, në debatin rreth “Jetimat e Ballkanit” dhe kreut të saj Halil Kastrati, është përfshi edhe profesori Milazim Krasniqi.

Ja çfarë ka shkruar Krasniqi:

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembshurie ndaj njerëzve që vuajnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit