10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ku po shkon gazetaria, më së miri e shpjegon ky lajm!

Më të lexuarat

Të shumtë janë ata njerëz që ankohen për nivelin e ultë të materialeve edukuese që ofron media kohëve të fundit. Me gjithëse shumë nga lajmet më të lexuara janë të seksionit rozë, prapë kjo nuk e bënë që media të bie në një nivel kaq të ulët edukues.

Migjen Fazliu nga Gjilani ka satirizuar mbi një lajm që ëshë transmetuar në mediat online duke shkruar: “Paramendoje situatën: Një studentit të gazetarisë i duhen 3 vite për me i përfundu studimet. Përgjatë këtyre 3 viteve, shpenzon ekonomikisht, harxhohet shpirtërisht, ballafaqohet me lloj lloj probleme, prej problemeve me shokë, profesora, familje e dashni. Krejt këto janë përvojë jetësore. Pasi t’i përfundon studimet, dikush madje vazhdon me studime master ose ndjek ndonjë certifikim, dhe krejt në fund përfundon tu shkru artikuj për një të retardume siç është Fifi.
Shtoja kësaj që për ta hapur e mbajtur një portal, janë shpenzuar qindra mijëra euro, e për çka? Për me na tesh b**** tanë ditën me artikuj koti rreth një emisioni krejt palidhje”

Ky status sa do komik të duket godet një realitet të tmerrshëm, që duhet një lexues të përballet çdo ditë, nga media që qëllim parësor kanë bërë fitimin monetar, e jo edukimin dhe mirëinformimin shoqëror./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit