9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Duke eksploruar historinë islame të Andaluzisë

Më të lexuarat

Madhështia e Spanjës jugore është testament për një histori të mbushur me dallimet kulturore dhe fetare. Sot, ato janë të njohura si pjesë e bukurisë së Spanjës…. 

Nga Arwa Aburawa

Historia tregon se kur sundimtari i Granadës, Muhamedi i XII, u detyrua të largohej nga qyteti në Janar 1492, ai i hodhi një vështrim të fundit Alhambras dhe qau. Edhe pse askush nuk do mundet ta dijë ndonjëherë me siguri se çfarë mendime i kalonin në mendje Muhamedit kur u dëbua, unë do të doja të mendoj se derdhi lot jo vetëm për shkak të ndjenjës së humbjes të hidhur, por edhe për shkak se ai nuk mund të duronte faktin se po e linte bukurinë dhe sharmin e Spanjës myslimane – Al Andalusisë.

Pas gati 800 vitesh, sundimi mysliman kishte lënë shenja të pamohueshme në tokat e përthyera malorë dhe pjellore të jugut të Spanjës, por kjo e gjitha kishte përfunduar tanimë.

02

Deri edhe në ditët e sotme, rajoni modern dhe i lulëzuar i Andaluzisë mbetet perlë kulturore dhe arkitektonike e civilizimit islam në Evropë. Turistët myslimanë mblidhen këtu për të parë vendet mahnitëse të tilla si Alhambra dhe Mezquita, si dhe kopshte më pak të njohura islame në Sevilla dhe Malaga.

Në të vërtetë, duke pasur parasysh faktin se më shumë se 1 milion myslimanë  jetojnë në Spanjë, kuptohet se gjetja e ushqimit hallall dhe e vendeve për t’u lutur nuk është aq e vështirë sa ju mund të mendoni.

Me listën tonë të gjërave që duhen bërë dhe vendeve që duhen vizituar, ju do të largoheni nga Andaluzia jo vetëm me zemërthyerje, por edhe me ndonjë lot në sy e ndoshta kështu do të kuptonit dhe do të ndjenit gjendjen emocionale të Muhamedit të XII-të.

Loop-de-loop

Map-Illustration-by-Sugiarto-Kwan-900x600

Kjo mund të mos jetë mënyra më origjinale për të parë Andaluzinë, por unë mendoj se koha ka treguar se ‘thela andaluziane’ mbetet klasike. Qëndroni për disa ditë në çdo qytet, duke filluar me një fluturim në Malaga, qytet ky që posedon aeroportin më popullor në rajon. Pastaj vazhdoni rrugëtimin tuaj të në lindje të Granadës, duke vazhduar në përthyerjen e Kordobas dhe më pas në Sevilje. Plotësoni qarkun duke shijuar perlën bregdetare të Cadizit, ku ju mund të shtendoseni në plazhet pranë qytetit të Tarifas, para se të ktheheni në Malaga dhe të merrni rrugën kthyese për në shtëpi. Sistemi i transportit publik i Spanjës është efikas, i rehatshëm dhe me çmime të arsyeshme. Copëza andaluziane do t`u lejoj të shihni dhe shijoni bregdetin, fshatrat, malet dhe peisazhet gjarpëruese të Spanjës.

Grenada e Vjetër

01-266x400

Atraksioni kryesor këtu është kompleksi Alhambra, një oaz pallatesh dhe kopshtesh qe të lë pa frymë dhe e cila shtrihet nëpër një peizazh malor komandues. Muret vezulluese të ndërtuara nga balta e kuqe së bashku me 23 kullat dhe kopshtet gjithëpërfshirëse, e bëjnë atë një nga pallatet më të bukura dhe të mirëmbajtura në botë. Granada gjithashtu mburret me tremujorin e lashtë arab të Albayzínit, plot me muzeume të vogla, kopshte të hapura, shtëpi mahnitëse dhe tregje plot jetë, si dhe kishat dhe xhamitë autentike.

Assesi nuk duhet ta humbisni shansin tuaj për të vizituar Xhaminë e Madhe të Granadës, e cila ofron pamjen më të mirë të Alhambras, si dhe përmban një nga restorantet më të mira marokene, Restaurante Arrayanes. Do të ju duhet me doemos të qëndroni së paku  tre net në Granada,  si dhe duhet të udhëtoni në këmbë brenda qytetit, në mënyrë që të keni një pamje më intime dhe personale të jetës këtu. Pa dyshim ju duhet të rezervoni paraprakisht biletat tuaja për në Alhambra, nëse dëshironi të shmangni radhët dhe pritjet e gjata.

Córdoba

03

Kordobën e karakterizon një mal ikonik i harqeve me ngjyra të kuqe dhe të bardhë. Themeluesi i Umajades se Emiratit të Kordobës,  Abd al-Rrahmani i I-rë, inicioi ndërtimin e saj në vitin 784. Sot, ajo funksionon si katedrale në mes të ndërtesës, e cila u shtua nga spanjollët pasi e rimorën Kordobën nga myslimanët. Arkitektura dha imazhi fetar i pështjelluar e reflekton këtë më së miri. Në fakt, perandori romak Charlesi i V-të, gjatë një vizite në Kordovë, thuhet se është ankuar tek zyrtarët duke thënë se: “Ju keni shkatërruar diçka unike për të bërë diçka te zakonshme”.

Aty ku kisha dhe xhamia shkrihen në Mezquitën e Kordobës

Koha më e mirë për të vizituar këtë vend është nga ora 8:30 deri në 10:00 të mëngjesit, kur ju do të jeni në gjendje ta shijoni Mezquiten në prezencen e grupe-tureve të nxënësve që sillen vërdalle. Pas një mëngjesi të shpejtë me bukën më të freskët të shoqëruar me omletë spanjolle, ecni deri te Mezquita dhe me pastaj mrekullohuni me urën gjallëruese të Puente Romano-s, ku ashtu si zogjtë, edhe muzikantët e rrugëve mblidhen dhe i shtojnë jetë edhe më shumë urës. Ju gjithashtu mund të merrni një shije të diversitetit të mbretërive andaluziane nga duke u nisur drejt Qytetit të Vjetër – të dytin më të madhin në Evropë – për të vizituar muzeun e vogël “Shtëpia Andalusi” e cila manifeston të kaluarën e përbashkët muslimane dhe hebraike të qytetit. Aty pranë është një sinagogë e lashtë që shërben si një kujtesë shumë e nevojshme e historisë se ndërthurur të besimeve abrahamike.

Porta e Kopshtit

05-266x400

Edhe pse këto kopshte janë më pak popullore se Alhambra dhe Mezquita, edhe ata janë mahnitëse në mënyrën e tyre. Të përgjumura dhe të rregulluara me kujdes, kopshtet e Alcazabas në Málaga, dhe ato të Alcazarit epik të Seviljes, të mbushura me fllad, hije dhe pallonjë shumëngjurëshe, janë arratisja me e mirë nga turmat. Pa dyshim, unë mund të kem pikëpamje të njëanshme për kopshtet e izoluara të Malagas, pasi fare rastesisht hasa në to dhe munda të hyja pa paguar biletë, meqë rojat ishin të zënë duke bërë muhabete dhe me bënë shenjë me dorë që të mund të hyja pa paguar. Ngjitja e ngadaltë tatëpjetë, e rrethurar me aromën e luleve të portokallit, sidhe tingujt qetësues të ujit rrjedhës, shoqërojnë pamjen panoramike të Malagës, e cila është po aq qetësisht e heshtur, e sigurtë dhe mbresëlënëse sa edhe rrjetëzimi shekullor i bimëve të cilat kanë hedhur rrënjë thellë brenda tokës.

Qetësia e Tarifas

07-266x400

Karakteristikë e provincës së Kadizit, janë plazhet e mahnitshme. Të shtrira nga qyteti i Tarifas, ato vizitohen kryesisht nga serfistët e erës dhe llojet e tjera sportive të mbuluara, duke e bërë atë të përsosur për familjet myslimane. Pas një shëtitjeje hektike rreth Andaluzisë, Tarifa është vendi i përsosur për t`u shtendosur; si dhe është një hap larg qytetit maroken të Tangier-it, nëse ju ndiheni akoma vital per aventura. Mënyra më e thjeshtë është të kaloni në anën tjetër me anë të anijes e cila është në dispozicion të grupeve turistike, dhe do te arrini atje për 45 minuta. Këshilla ime do të ishte që, sapo të arrini në vend, të largoheni nga turma e turistëve dhe të eksploroni individualisht larg bezdisjes së tregtarëve shëtitës.

Andaluzi është një vend ku arti, besimi, ushqim i shkëlqyer dhe arkitektura, janë në pritje për t’u zbuluar; kështu që bëhuni spontan. Gjarpëroni përgjatë rrugicave përdredhëse, nëpër fshatra të lyera me gëlqere, provoni restorante të reja, bëni pazar sikur a thua jeta juaj varet nga kjo, si dhe bëhuni muhabetxhinj me vendasit. Nuk i dihet, mbase përfundoni duke zbuluar ndonje thesar andaluzian personal.

Linku shkrimit orgjinal në anglisht: http://www.aquila-style.com/lifestyle/travel/andalusias-islamic-history/84895/

Përktheu: Valbona Makovci – tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit