12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

TËRMETET – SHKAQET DHE MËSIMET

Më të lexuarat

TËRMETET – SHKAQET DHE MËSIMET

Fatkeqësitë sigurisht se do të duhej të na ndalnin për të menduar gjatë rreth tyre. nuk kanë si të komentohen ndryshe vetëm se si paralajmërime – kërcënime prej Allahut të Madhëruar për lajthitjen, degjenerimin dhe degradimin e vlerave njerëzore. Tashmë na u “janë hapur sytë me gishta”, siç thotë populli, dhe komentimin e tyre si ndëshkime prej Allahut të Madhëruar, nuk do ta anashkalojmë për asnjë çast, e të tjerët le ta marrin këtë si të duan!

1. Shkaqet e tërmeteve

a. Allahu begaton dhe nuk bën padrejtësi
Mëshira e Allahut të Madhëruar, siç kemi sqaruar dhjetëra herë, është para ndëshkimit të Tij. Allahu begaton e nuk shkatërron. Duke patur parasysh pozitën e tokës në raport me njerëzit (është vendi në të cilin jetojnë dhe prej të mirave të të cilit ushqehen), Allahu e përforcoi atë me kodra vetëm e vetëm që jeta e tyre të jetë e lumtur, e qetë dhe stabile. Thotë Allahu:
“اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ قَرَاراً
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim…” .
“وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَلِكَ دَحَاهَا * أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا * وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا* مَتَاعاً لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ
E pastaj tokën e sheshoi. 31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. 32. Kurse kodrat ia përforcoi. 33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja” .
“هُوَ الَّذِى جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ ذَلُولاً فَامْشُواْ فِى مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رّزْقِهِ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja” .
Kjo gjendje mbetet e tillë aq sa mbesin afër parimeve hyjnore njerëzit. Devijimi nga feja dhe normat e saj, shkakton avari, çrregullim dhe kaos, jo vetëm ndërmjet njerëzve, por një gjë e tillë reflekton edhe në ligjet natyrore.

b. Mëkatet shkak i çrregullimeve natyrore
Allahu i Madhëruar thotë:
“ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni” .
Këtë të vërtetë e ka dëshmuar edhe Sunneti, ku Muhammedi, alejhi’s selam duke përshkruar disa dukuri që prodhojnë efekte negative, thotë:
“يَا مَعْشَرَ الْمُهَاجِرِينَ خَمْسٌ إِذَا ابْتُلِيتُمْ بِهِنَّ وَأَعُوذُ بِاللَّهِ أَنْ تُدْرِكُوهُنَّ لَمْ تَظْهَرْ الْفَاحِشَةُ فِي قَوْمٍ قَطُّ حَتَّى يُعْلِنُوا بِهَا إِلَّا فَشَا فِيهِمْ الطَّاعُونُ وَالْأَوْجَاعُ الَّتِي لَمْ تَكُنْ مَضَتْ فِي أَسْلَافِهِمْ الَّذِينَ مَضَوْا وَلَمْ يَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ إِلَّا أُخِذُوا بِالسِّنِينَ وَشِدَّةِ الْمَئُونَةِ وَجَوْرِ السُّلْطَانِ عَلَيْهِمْ وَلَمْ يَمْنَعُوا زَكَاةَ أَمْوَالِهِمْ إِلَّا مُنِعُوا الْقَطْرَ مِنْ السَّمَاءِ وَلَوْلَا الْبَهَائِمُ لَمْ يُمْطَرُوا وَلَمْ يَنْقُضُوا عَهْدَ اللَّهِ وَعَهْدَ رَسُولِهِ إِلَّا سَلَّطَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ عَدُوًّا مِنْ غَيْرِهِمْ فَأَخَذُوا بَعْضَ مَا فِي أَيْدِيهِمْ وَمَا لَمْ تَحْكُمْ أَئِمَّتُهُمْ بِكِتَابِ اللَّهِ وَيَتَخَيَّرُوا مِمَّا أَنْزَلَ اللَّهُ إِلَّا جَعَلَ اللَّهُ بَأْسَهُمْ بَيْنَهُمْ
O Muhaxhirë! Kur të goditeni me pesë gjëra, për çka e lus Allahu e Madhëruar të mos i arrini ato (do të përjetoni çrregullime të mëdha): Nuk ka ndodhë të jetë përhapur prostitucioni në një vend dhe ta bëjnë atë haptazi e të mos jenë përhapur në mesin e tyre murtaja dhe sëmundje për të cilat të parët e tyre nuk kanë qenë në dijeni; nuk ndodhë të mashtrojnë në peshore e të mos sprovohen me kriza, furnizim të vështirë dhe padrejtësi të pushtetarit; nuk ndodhë ta pengojnë dhënien e Zekatit e të mos iu ndalet shiu nga qielli dhe po te mos ishin kafshët nuk do të binte kurrë; nuk ndodhë ta prisin marrëveshjen me Allahu e Madhëruar dhe të dërguarin e Tij e të mos ua sjell Allahu i Madhëruar një pushtues të huaj, armik, e ua marrin një pjesë që kanë në dorë dhe nuk ndodhë që prijësit e tyre të mos gjykojnë me librin e Allahut dhe të zgjedhin nga ajo që shpalli Allahu e të mos iu sjell përçarje të brendshme” .
Nga këtu, me shumë bindje mund të konstatojmë se:

c. Mëkatet shkak i tërmeteve
Rreziku i mëkateve nuk bën të minimizohet për asnjë çast. Ato janë sikur shenja aluduese. Nëse me rastin e ndonjë udhëtimi hasim në ndonjë tabelë treguese se filan vendi nuk është i lejuar për këmbësorë pa treguar detajet se çfarë mund të të ndodhë në të, ne paraprakisht e dimë se mund të pritet çdo gjë, madje po hymë fajtorë lëmë vetëm vetën tonë. Kështu, nëse anashkalon shenjat e Allahut të Madhëruar, atëherë:
 Dije se Allahu i Madhëruar nuk të ka bërë padrejtësi por i ke bërë vetes sate. Thotë Allahu:
“فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُواْ بِمَا أُوتُواْ أَخَذْنَاهُم بَغْتَةً فَإِذَا هُم مُّبْلِسُونَ
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer” .
 Mos pyet se çfarë të gjen ngase mund të të ndodhë çdo lloj ndëshkimi që as nuk e ke paramenduar fare. Thotë Allahu:
“فَكُلّاً أَخَذْنَا بِذَنبِهِ فَمِنْهُم مَّنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِباً وَمِنْهُم مَّنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُم مَّنْ خَسَفْنَا بِهِ الْأَرْضَ وَمِنْهُم مَّنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِن كَانُوا أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë” .
Tërmeti është vetëm një nga ato dënime ani pse llogaritet ndër më të rrezikshmet.

2. Mësime që reflektojnë nga tërmetet:

a. Fuqia e pamposhtur e Allahut të Madhëruar – Ftesë për mbajtje për së vërtetës
Kjo fuqi e Allahut të Madhëruar shfaqet në forma të ndryshme:
 Allahu i Madhëruar ka mundësi të bëjë çdo gjë; të pamundurën të mundur, të bëjë ndërrimin e funksionit të ligjeve natyrore, etj. Gjatë hulumtimit për këtë punim, ndër tjera, hasa edhe në atë se ndër të shpëtuarit e rrallë kishte qenë edhe një foshnje e cila, me gjithë lartësinë dhe dallgët e valëve, kishte arritur që në shtratin e saj prej plastike të shpëton. Paramendoni se burra fizikisht të fuqishëm u mbytën ndërsa kjo foshnje e cila përveç të qarit nuk di asgjë tjetër ka shpëtuar. Kjo ma përkujtoi rastin e Musasë, alejhi’s selam, nënën e të cilit e urdhëroi Allahu i Madhëruar ta hedh Musanë si foshnjë në det sepse Ai do ta ketë në mbikëqyrje atë. Thotë Allahu:
“وَأَوْحَيْنَا إِلَى أُمِّ مُوسَى أَنْ أَرْضِعِيهِ فَإِذَا خِفْتِ عَلَيْهِ فَأَلْقِيهِ فِي الْيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحْزَنِي إِنَّا رَادُّوهُ إِلَيْكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ الْمُرْسَلِينَ
Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit” .
 Fuqi që na fton të mbahemi fort për së vërtetës. Ajo me të cilën arrijmë fitoret ose thënë më mirë ndihmën e Allahut të Madhëruar është respekti ndaj Tij ndaj sado që të jenë të fortë kundërshtarët e Tij dhe tonë, ata para Allahut të Madhëruar nuk janë asgjë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَأَمَّا عَادٌ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَقَالُوا مَنْ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةً أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَهُمْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَكَانُوا بِآَيَاتِنَا يَجْحَدُونَ (15)فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي أَيَّامٍ نَحِسَاتٍ لِنُذِيقَهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَعَذَابُ الْآَخِرَةِ أَخْزَى وَهُمْ لَا يُنْصَرُونَ
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona. 16. Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t’u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen” .

b. Këto janë vetëm parashenja të dënimeve të Allahut ndryshe dënimet janë shumë më të mëdha
Ndonëse janë shumë tragjike, me dëme katastrofave, si në njerëz po ashtu në ndërtesa e pasuri, megjithatë nuk synojnë fundin e dënimeve të Allahut të Madhëruar. Ato në fakt janë vetëm paralajmërime për dënime që do të jenë edhe më tmerruese ndaj edhe ndodhin herë pas here që njerëzit t’i kthejnë në rrugë të drejtë. Kjo për faktin se njeriu i di disa gjëra por qoftë nga epshi qoftë nga harresa i anashkalon. Vdekjen e di si të vërtetë por pa i ndodhur ndonjë vdekje në shtëpi ose pa vdekur ndonjë njeri i madh që ka pasuri apo pushtet të shumtë vështirë se i kujtohet ajo si e vërtetë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلاَّ تَخْوِيفًا
…E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim” .
Kurse për qëllimin e tyre thotë:
“وَلَقَدْ أَرْسَلنَا إِلَى أُمَمٍ مِّن قَبْلِكَ فَأَخَذْنَاهُمْ بِالْبَأْسَاء وَالضَّرَّاء لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ فَلَوْلا إِذْ جَاءهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُواْ وَلَـكِن قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen. 43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin” .
“قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَن يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِّن فَوْقِكُمْ أَوْ مِن تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعاً وَيُذِيقَ بَعْضَكُم بَأْسَ بَعْضٍ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ
Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë” .
Kështu, vështruar nga ky aspekt,:

c. Fatkeqësitë janë mëshirë dhe mësime
Përse dhe si?
Katastrofat natyrore, qoftë nga tërmetet qoftë nga vërshimet, kanë pikësynim vetëdijesimin e njerëzve për atë që e kanë anashkaluar apo harruar fare. Allahu thotë:
“ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)” .
Për ta kuptuar sa e rëndësishme është kjo le të shikojmë pak në tregimin e Faraonit, të cilit Allahu i Madhëruar i solli shembuj, i solli argumente, e kërcënoi disa herë, por jo kështu me rrezik fatal. Kur kupa u mbush dhe dënimi u afrua, Faraoni besoi por nuk i bëri dobi aspak besimi i tij. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْياً وَعَدْواً حَتَّى إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنتُ أَنَّهُ لا إِلِـهَ إِلاَّ الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَاْ مِنَ الْمُسْلِمِينَ آلآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً وَإِنَّ كَثِيراً مِّنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ
Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët! 91. Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! 92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona” .
Kurse sa i përket aspektit të tyre mësimor për ata që nuk janë goditur, ai mund të degëzohet në disa fusha:
 Meditimi i këtyre fatkeqësive, vizita e vendeve të tilla, studimi i dëmeve për të kuptuar kështu fuqinë e Allahut të Madhëruar, gjë kjo e cila do të duhej të na ndalonte nga shthurja jonë morale. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَأَيَّ آيَاتِ اللَّهِ تُنكِرُونَ * أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَانُوا أَكْثَرَ مِنْهُمْ وَأَشَدَّ قُوَّةً وَآثَارًا فِي الْأَرْضِ فَمَا أَغْنَى عَنْهُم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ * فَلَمَّا جَاءتْهُمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ فَرِحُوا بِمَا عِندَهُم مِّنَ الْعِلْمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِؤُون * فَلَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا قَالُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَحْدَهُ وَكَفَرْنَا بِمَا كُنَّا بِهِ مُشْرِكِينَ * فَلَمْ يَكُ يَنفَعُهُمْ إِيمَانُهُمْ لَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا سُنَّتَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ فِي عِبَادِهِ وَخَسِرَ هُنَالِكَ الْكَافِرُونَ
Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni? 82. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë. 83. Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin. 84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin”. 85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët” .

d. Fytyra e vërtetë e hipokritëve
Fytyra e tyre e vërtetë del në shesh vetëm atëherë kur ata të sprovohen. Meqenëse, siç thamë më herët, tërmetet llogariten ndër fatkeqësitë më katastrofale dhe kohëve të fundit, që pa dyshim janë kohë të degjenerimit moral janë paraqitur shpesh, vetëm në Indonezi Tsunami para pak vitesh dhe tash brenda javës më shumë se një herë me mijëra viktima, komentimi i tyre si dukuri natyrore duket se është i mangët. Këta thane se Japonia është një vend ku ndodhin tërmete shumë andaj si do të mund të komentoheshin ato? Kjo duket se është pyetje shumë irracionale dhe nuk i shkon shtati imazhit të tyre prej “shkencëtarëve” (lexo (thuaj): miop) ngase me gjithë ndodhjen e tyre të shpeshtë, nuk janë raportuar dëme katastrofale siç kemi të bëjmë me këto tërmete të kohëve të fundit. Allahu i Madhëruar i përshkruan këta të mjerë që çdo gjëje mundohen tua gjejnë një komentim “shkencor”:
“وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلاَّ تَخْوِيفًا
…E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim” .
“فَلَوْلا إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَكِنْ قَسَتْ قُلُوبُهُمْ
E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosur…” .

e. Tërmetet dëshmojnë fundin e botës
Tërmetet janë nga ngjarjet e fundit që do të shënojnë shkatërrimin e jetës në këtë botë. Mu për këtë qëllim, ka qene tradite edhe e vet Pejgamberit, alejhi’s selam dhe edhe e sahabeve pas tij që nga ngjarjet që shënojnë fundin e botës apo edhe të tjera që përkujtonin ndëshkimet e Allahut ndaj popujve të mëhershëm, kur ndodhnin në kohën e tyre të ndienin frikë. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“لا تقوم الساعة حتى يقبض العلم ، وتكثر الزلازل ، ويتقارب الزمان ، وتظهر الفتن ، ويكثر الهرج ، وهو القتل القتل ، حتى يكثر فيكم المال فيفيض
Kiameti nuk do të ndodhë derisa të mos zhduket dituria, të shpeshtohen tërmetet, të afrohet koha, të shfaqen sprovat, të shumohet Herexhi i cili është vrasja – vrasja dhe derisa të shtohet pasuria dhe të përhapet” .
Kjo për faktin se Kiameti do të përcjellët me tërmete të fuqishme. Thotë Allahu:
“يا أيها الناس اتقوا ربكم إن زلزلة الساعة شيء عظيم
O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe” .
“ وإذا رجت الأرض رجا وبست الجبال بسا فكانت هباء منبثا
(Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. 5. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi. 6. E bëhen pluhur i shpërndarë” .
“يَوْمَ تَرْجُفُ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ وَكَانَتِ الْجِبَالُ كَثِيباً مَّهِيلاً
Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse” .
“إذا زلزلت الأرض زلزالها وأخرجت الأرض أثقالها
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda)” .

f. Tërmetet dëshmojnë vërtetësinë e Kur’anit

Shkenca ka zbuluar se tërmetet ndikojnë në lindjen e shpejtë (parakohshme) të grave , gjë kjo e dëshmuar edhe në ajete kur’anore:
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ إِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَيْءٌ عَظِيمٌ * يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّا أَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارَى وَمَا هُمْ بِسُكَارَى وَلَكِنَّ عَذَابَ اللَّهِ شَدِيدٌ
O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. 2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër”. El Haxh-xhu, 1-2.

3. Obligime qe rrjedhin nga tërmetet

a. Besimtari përherë duhet të jetë në frikë nga fatkeqësitë për shkak të mëkateve
Dituria se mëkatet te sjellin vetëm të liga shpirtin e besimtarit përherë duhet ta mbajë vigjilent dhe të mbushur frikë nga rreziku i ndonjë dënimi gjithëpërfshirës prej Allahut të Madhëruar. Imam Muslimi transmeton nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të se Pejgamberi, alejhi’s selam kishte bërë traditë që kur frynin erëra të fuqishme të lutej:
“اللهم إني أسألك خيرها وخير ما فيها وخير ما أرسلت به، وأعوذ بك من شرها وشر ما فيها وشر ما أرسلت به
O Zoti im! Unë të lus për të mirën e saj, të mirën që është në të dhe të mirën me të cilën është dërguar, dhe të kërkoj mbrojtje nga sherri i saj, sherrin që është në të dhe sherrin me të cilin është dërguar”.
Ndërsa kur ngrysej qielli, ngjyra e fytjes së tij ndërronte dhe (e shihje tek) hynte e dilte, ecte para dhe prapa, brengë kjo e cila i largohej vetëm atëherë kur fillonte të bjerë shi. Aisheja e diktoi këtë kurse Pejgamberi, alejhi’s selam ia dha këtë përgjigje:
“لعله يا عائشة كما قال قوم عاد: فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضاً مُّسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا هَذَا عَارِضٌ مُّمْطِرُنَا
Ndoshta oj Ajshe është sikur në popullin e Adit: E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!” (jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.” El Ahkaf, 24)”.
Mu për këtë, edhe neve si pasues te tij, na duhet që të kemi dro nga ndëshkimet e papritura dhe atë në çfarëdo kohe. Thotë Allahu:
“أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ (97) أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (98) أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ
A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? 98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? 99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur” .

b. Largimi nga vendet ku ushtrohen mëkatet
Të gjithë e kemi dëgjuar hadithin e atij që mbyti 99 veta dhe përfundimin e tij me këshillë për largim nga vendi i mëkatarëve për në një vend besimi. E dimë edhe fundin e atij njeriu…Ajo që dua të përmend, mjerisht me keqardhje, është një tregim shumë prekës. Një tregim që flet për të metat tona, për dobësinë tonë në mbajtjen për feje. Një tregim ku pabesimtari besimtarit ia hap sytë me gisht dhe ia përkujton vlerat e fesë së vet. Ibni Kutejbe në librin e tij Muhteleful Ehadith përmend tregimin e Ubejdil-lah b. Mervanit, njërit nga bijtë e familjes mbretërore emevite, me mbretin e Nubes. Me rënien e dinastisë emevite, Ubejdil-lahu kishte kërkuar strehim politik tek ky mbret. Pas tri ditëve (aq sa edhe tek ne në Islam është mikpritja), mbreti shkoi tek Ubejdil-lahu. Ishte i pashëm dhe trupgjatë. Hyri tek unë por nuk u ul në shtrojën time (që me gjasë ka qenë nga mëndafshi). Përse nuk ulesh në shtrojën time?!- e pyeta. Unë jam mbret dhe është obligim i mbretit të cilin e ka lartësuar Allahut të Madhëruar të jetë modest- mu përgjigj. Pastaj mu drejtua:
Përse e pini alkoolin kur ajo është e ndaluar në librin (Kur’anin) tuaj?
Një gjë të tillë e bëjnë vetëm robërit dhe mendjelehtët tanë- i thashë.
Po të lashtat përse i shkelni me kafshët tuaja kur prishja dhe shkatërrimi janë të ndaluara në librin tuaj?
Këtë e bëjnë injorantët tanë- thashë.
Përse vishni mëndafshin dhe përdorini arin kur ato iu janë ndaluar juve?
Pushteti ynë mbaroi, aleatët na u pakësuan kështu që u desh të lidhim aleancë me joarabë, të cilët hynë në fenë tonë dhe veshin dhe përdorin këto gjëra pa dashjen tonë.
Uli kokën në shenjë dëshpërimi kurse me dorë preke dheun…më pas tha: Nuk është ashtu siç the. Ju jeni një popull që keni lejuar atë që iu është ndaluar, keni kryer mëkatet prej të cilave jeni ndaluar, keni bërë padrejtësi në pushtetin tuaj, kështu që Allahu i Madhëruar ua tërhoqi krenarinë dhe ua veshi poshtërimin për shkak të mëkateve tuaja. Por Allahu ende nuk e ka përfunduar punën me ju. Për ju ende ka dënim fundi i të cilit nuk dihet kështu që kam frikë se një gjë e tillë do të ndodhë duke qenë në vendin tim, dënim i cili mund të më përfshije edhe mua, ndaj, meqë mikpritja është tri ditë, ju bëni gati plaçkat tuaja dhe lëshojeni vendin tim.
Nëse këtë e ka kuptuar një jomysliman, çfarë na bënë neve ta neglizhojmë atë?!

c. Domosdoshmëria e urdhërimit për të mirë dhe e ndalimit nga e keqja
Nëse jemi bindur deri më tani se faktorë kyç të fatkeqësive janë mëkatet, atëherë hapi që duhet bërë menjëherë është pengimi i protagonistëve të tyre nga profesioni famëkeq, dhe atë në çdo mënyrë të mundshme. Nuk ka më asnjë arsyetim për lirinë e tyre. Këtu nuk ka të drejta. Derisa njerëzit në kohen e Ebu Bekrit mundoheshin që ta ruajnë vetëm veten e tyre, ai doli dhe ajetin me të cilin argumentonin, ua sqaroi duke iu thënë:
“أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّكُمْ تَقْرَءُونَ هَذِهِ الْآيَةَ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ لَا يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ وَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ إِنَّ النَّاسَ إِذَا رَأَوْا الظَّالِمَ فَلَمْ يَأْخُذُوا عَلَى يَدَيْهِ أَوْشَكَ أَنْ يَعُمَّهُمْ اللَّهُ بِعِقَابٍ مِنْهُ
O ju njerëz ju po e lexoni këtë ajet “O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat” (El Maide, 105), kurse unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të Madhëruar duke thënë: Kur njerëzit ta shohin të padrejtin dhe nuk e kapin për dore, atëherë ka frikë që Allahu t’i përfshijë të gjithë me një ndëshkim” .
Mospengimi i tyre paraqet një budallallëk të madh ngase kjo do të hapte derën për shumë të këqija. Nëse çdokujt do t’i njihej e drejta, sot në botë do të kishte çrregullime të mëdha. Ndaj, edhe për këtë, Pejgamberi, alejhi’s selam solli një shembull shumë interesant.
Buhariu transmeton nga Nu’man b. Beshiri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“مَثَلُ الْقَائِمِ عَلَى حُدُودِ اللَّهِ وَالْوَاقِعِ فِيهَا كَمَثَلِ قَوْمٍ اسْتَهَمُوا عَلَى سَفِينَةٍ فَأَصَابَ بَعْضُهُمْ أَعْلَاهَا وَبَعْضُهُمْ أَسْفَلَهَا فَكَانَ الَّذِينَ فِي أَسْفَلِهَا إِذَا اسْتَقَوْا مِنْ الْمَاءِ مَرُّوا عَلَى مَنْ فَوْقَهُمْ فَقَالُوا لَوْ أَنَّا خَرَقْنَا فِي نَصِيبِنَا خَرْقًا وَلَمْ نُؤْذِ مَنْ فَوْقَنَا فَإِنْ يَتْرُكُوهُمْ وَمَا أَرَادُوا هَلَكُوا جَمِيعًا وَإِنْ أَخَذُوا عَلَى أَيْدِيهِمْ نَجَوْا وَنَجَوْا جَمِيعًا
Shembulli i atij që tregon kujdes (merakoset) për kufijtë e Allahut dhe atij që bie në to (i shkel kufijtë), është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë hipur në anije. Disa prej tyre janë vendosur poshtë dhe disa sipër. Ata që ishin vendosur poshtë, kur kishin nevojë për ujë ngjiteshin lart dhe kalonin pranë tyre, e kështu i pengonin. Atëherë njëri mori sëpatën dhe deshi ta hapte një vrimë. Iu afruan dhe i thanë: “Çka bën kështu?” “Unë kam nevojë për të marrë ujë, por kështu po ju pengoj (shqetësoj). (atëherë nëse të tjerët) E pengojnë (hapjen e vrimës), shpëtojnë të gjithë, po nëse e lënë, fundosen të gjithë”.

d. Solidarizimi
Kontributi i muslimanit që ka shpëtuar nga këto fatkeqësi duhet të jete i madh për dy arsye:
– Falënderim për Allahun për faktin se i shpëtoi një dënimi, dhe
– Vërtetim te lidhjes fetare ndërmjet muslimanëve. Mu për këtë, ndihma në Islam nuk kushtëzohet vetëm me të afërmit nga gjaku por me çdo besimtar, pa marrë parasysh lidhjet farefisnore me të. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“مَنْ فَرَّجَ عَنْ مُسْلِمٍ كُرْبَةً فَرَّجَ اللَّهُ عَنْهُ كُرْبَةً مِنْ كُرُبَاتِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ
Kush ia largon besimtarit një brengë, atij ia largon Allahu një brengë nga brengat e Ditës së Kiametit ” .
Pra nuk e ka precizuar kë por çdo musliman.

4. Botëkuptime të gabuara

a. Natyra nuk ka fuqi vetvetiu
Jo rastësisht është thënë se terminologjia shpreh bindjet e autorit , gjë që me rastin e fatkeqësive vërehet shumë lehtë. Më herët thamë se hipokritët nuk mund ta pranojnë këtë si ligj të Zotit por si çrregullim në natyrë. Natyra në gjuhën e besimtarit musliman nuk është gjë tjetër vetëm se ligj prej ligjeve të Allahut të Madhëruar, i cili vepron ashtu siç është caktuar. Ajo nuk ka forcë a fuqi që të bëjë këtë apo atë. Veprimi i saj është tërësisht i varur nga Allahu i Madhëruar, gjë që mund ta vërejmë edhe në këtë ajet kur’anor:
“وَإِذَا الْأَرْضُ مُدَّتْ (3) وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ (4) وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ
Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj. 4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet, 5. Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi” .

b. Përse mbyten edhe muslimanët e mirë?
Po nëse është dënim – pyesin disa- atëherë përse në të përfshihen edhe muslimanet që falin namaz, nuk konsumojnë alkool dhe të cilët i llogarisim për të mirë?
Përgjigja e kësaj, shkurtimisht, përmblidhet në dy pika:
Nëse të mirët nuk kanë kryer detyrën e vet, d.t.th. krahas namazit nuk i kanë ftuar njerëzit në fe, në largim nga të ndaluarat, atëherë në fakt edhe ata janë të këqij. Mu për këtë, Allahu i Madhëruar thotë:
“واتقوا فتنة لا تصيبن الذين ظلموا منكم خاصة
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush…” .
E keqja i përfshinë edhe ta por ringjallja e tyre nuk do të jetë dënim siç është për mëkatarët. Pejgamberi, alejhi’s selam thotë:
“أُمَّتِي هَذِهِ أُمَّةٌ مَرْحُومَةٌ لَيْسَ عَلَيْهَا عَذَابٌ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُهَا فِي الدُّنْيَا الْفِتَنُ وَالزَّلَازِلُ وَالْقَتْلُ
Ky ummeti im është ummet i mëshiruar, nuk ka ndëshkim në Ahiret sepse ai është përshpejtuar në këtë botë, dhe atë (i përmbledhur) në sprova, tërmete dhe vrasje” .
“إِذَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِقَوْمٍ عَذَابًا أَصَابَ الْعَذَابُ مَنْ كَانَ فِيهِمْ ثُمَّ بُعِثُوا عَلَى أَعْمَالِهِمْ
Nëse Allahu i Madhëruar dërgon ndonjë dënim dhe ai përfshin të mirët dhe të këqijtë, atëherë ringjallja e tyre (kur) bëhet (bëhet) sipas veprave që kanë qenë” .
Pastaj këta edhe nëse kane përfunduar jetën e tyre në këtë forme, llogariten si shuheda. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“الشُّهَدَاءُ خَمْسَةٌ الْمَطْعُونُ وَالْمَبْطُونُ وَالْغَرِيقُ وَصَاحِبُ الْهَدْمِ وَالشَّهِيدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ
Dëshmorët janë pesë: ai që vdes nga murtaja, nga sëmundja e barkut, nga fundosja, nga rrënojat dhe shehidi në rrugën e Allahut të Madhëruar” .

Përmbyllje
Shenje e parë e shërimit është përcaktimi i diagnozës, e cila në rastin tonë është e përkufizuar vetëm në mëkate. Kështu, nëse nga mëkatet janë shkaktuar tërmetet dhe fatkeqësitë tjera natyrore, atëherë me braktisjen e tyre rikthehet qetësia dhe rehatia në tokë. Allahu i Madhëruar thotë:
“وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنْ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan” .
Pra, le të besojmë, le ta adhurojmë Allahun dhe le t’i kthehemi fesë sonë ngase këtu është shpëtimi!

Hoxhë Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit