13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Arti Islam: 350 objekte të koleksionit kuvajtian ekspozohen në pallatin presidencial në Romë

Më të lexuarat

Më shumë se 350 objekte të artit islam nga koleksioni privat i familjes mbretërore të Kuvajtit janë ekspozuar në Romë nga e shtuna, me ambicjen për të imponuar bukurinë kundër terrorizmit.

Ekspozita mban titullin “Arti i qytetërimit islam, koleksioni Al-Sabah i Kuvajtit”, ekspozitë, e cila është e hapur deri në 20 shtator në Quirinale, pallatin presidencial në Romë. Ajo është një përmbledhje e 40 vjet hulumtimesh nga Emiri i Kuvajti dhe gruaja e tij.

Me 35.000 artikuj, ky koleksion shihet rrallë jashtë Kuvajtit. Sipas kuratorit të ekspozitës, Giovanni Curatola, “është sigurisht një nga koleksionet më të mëdha, jo vetëm në numër, por edhe nga cilësia dhe origjinaliteti i punimeve”.

Shtrirë në dy kate me dy tematika, një kronologjike dhe tjetra epokale, ekspozita mundëson njohjen me hapësirën e artit islam nga Kina në Spanjë, së bashku me një histori të pasur prej 1,400 vitesh dhe një shumëllojshmëri të gjerë të mjeteve të shprehjes (qeramikë, miniatura, bizhuteri, qilima, pëlhura, enë, etj).

Faqet e Kuranit, të pikturuara dhe të shkruara me dorë, kolona mermeri zbukuruar me mbishkrime kaligrafike, shpata dhe thika me gurë të çmuar, qilima leshi dhe mëndafshi, veshje, astrolabe, monedha, pjesë e një lojë shahu në kristale shkëmbore, janë disa nga objektet e tre perandorive të mëdha muslimane të shekullit të pesëmbëdhjetë, turqit otomanë, safavidët persianë dhe mogulët. Në ekspozitë ka shembuj të shkëlqyer të artit kaligrafik dhe arabeska.

Ekspozita, sepse ajo përcjell kulturë, arsim dhe bukuri është “përgjigja e vërtetë” ndaj terrorizmit, tha kuratori, duke evokuar sulmin që vrau 26 njerëz në fund të qershorit në Kuvajt. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit