16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Orientalisti francez për ‘vehabizmin

Më të lexuarat

Louis Alexandre Olivier De Corancez është një orientalist francez i lindur në v. 1770 në Paris. Ai ishte pjesë e misionit shkencor francez që shoqëroi fushatën e Napoleonit në Egjipt. Iu bashkua fushatës në v. 1799, më pas u bë Konsulli Francez në Aleppo dhe anëtar i Akademisë Franceze në v. 1811. Vdiq në Asnières në v. 1832.
Është bërë i njohur me librin e tij:
“Historia e vehabistëve nga fillimi deri në vitin 1809” (1809 تاريخ الوهابيين منذ النشأة حتى عام )
Në faqen 68 të këtij libri (botimi në gjuhën arabe, përkthyer nga: Muhamed HajrulBikai, shtëpia botuese: Daru-l-melik Abdulaziz, viti 1426 h.), thotë:
“Në përgjithësi, doktrina e vehabistëve është Islami pasi u hoqën nga ai të gjitha besëtytnitë që i ishin ngjitur në mesin e muslimanëve. Nuk është një fe e re, përkundrazi, feja e vetë Muhamedit në thjeshtësinë e saj të parë. Për këtë arsye ajo posedon të gjitha karakteristikat reformuese fetare. Të gjitha doket janë larguar nga ajo dhe bukuria e moralit është kthyer në një synim parësor dhe jo besimi.
Që këndej, vehabistët kanë një ngjashmëri me protestantët, sepse konsideruan kapjen pas moralit si pjesë të besimit e besimi i tyre është monoteizmi i kulluar”

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit