10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Basketbollistët e Galatasarayit në Beograd i ruajnë njësitë e policisë anti-terroriste

Më të lexuarat

Basketbollistët e Galatasarayit, të udhëhequr nga trajneri Ergin Atamanon kanë mbërritur në Beograd ku sonte në kuadër të Euroligës do të luajnë kundër ekipit të Crvena Zvezdas. Nga aeroporti “Nikola Tesla”, nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë janë nisur drejt hotelit “Hyatt”, ku më vonë do të mbajnë konferencën për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA). Në aeroportin, të cilin e kanë siguruar numri i madh i pjesëtarëve të policisë dhe njësive anti-terroriste, basketbollistët dhe anëtarë të tjerë të Galatasarayit i ka pritur ambasadori i Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozay, si dhe përfaqësues të klubit basketbollistik Crvena Zvezda. Nga ora 21:00 në Kombank arenën, basketbollistët e Crvena Zvezdas dhe Galatasarayit do të luajnë takimin e xhiros së tretë në Top 16 të Euroligës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit