6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Barça duhet të fokusohet në ligë”

Më të lexuarat

Pasi Barcelona siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në grupin e vet, mbrojtësi i këtij klubi Javier Mascherano ka kërkuar që lojtarët të fokusohen në ligën spanjolle.

Lionel Messi shënoi dy gola në fitoren 2 me 0 ndaj Celticut për t’i siguruar fazën e ardhshme nga pozita e parë një xhiro para fundit të fazës së grupeve.

“Erdhëm për të kaluar tutje dhe ia dolëm. Tani duhet të fokusohemi në ligë”, ka thënë Mascherano pas takimit.

Barcelona ka mbetur katër pikë prapa liderit Real Madridi në tabelë. Me këtë ekip takohet në fillim të muajit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit