8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Anija shqiptare “Oriku” shpëton 51 emigrantë në Egje

Më të lexuarat

Anija “Oriku” e Forcave Detare shqiptare, mëngjesin e sotëm, gjatë patrullimit në detin Egje, identifikoi një gomone me emigrantë në bord. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, menjëherë anija “Oriku” njoftoi anijen flamurtare “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane.

Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit