10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çavushollu: OKB-ja përjashton organizatat e FETO-s nga statusi konsultativ

Më të lexuarat

Çavushollu mbajti një fjalim në Mbledhjen e Sistemit të Integrimit Turqi-Amerikë e Mesme e zhvilluar në Stamboll.

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se ka rënë statusi konsultativ i organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtetet (FETO) në komitetin e çështjeve ekonomike dhe sociale në Kombet e Bashkuara.

Çavushollu mbajti një fjalim në Mbledhjen e Sistemit të Integrimit Turqi-Amerikë e Mesme e zhvilluar në Stamboll.

“FETO është po aq e rrezikshme sa organizata terroriste DAESH” tha ministri turk duke bërë të ditur se në tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik, organizata i tregoi tërë botës fytyrën e saj të vërtetë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se FETO duke përdorë fenë islame ka zhvilluar deri më sot aktivitete tinëzare në Turqi dhe rreth 170 vende të tjera.

“Këta janë infiltruar në disa organizata ndërkombëtare. Pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste. Hedhja (përjashtimi) i organizatave që kanë lidhje ose që janë koherente me këtë organizatë terroriste nga ana e Kombeve të Bashkuara është shumë e natyrshme” tha Çavushollu.

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu njoftoi se heqja e statusit konsultativ i FETO-s në komitetin e çështjeve ekonomike dhe sociale në Kombet e Bashkuara u bë pa votim me unanim të vendeve anëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit