6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Fejziç: Në 16 prill Turqia i dha botës një leksion të ri demokracie

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç tha se Turqia i dha botës një leksion demokracie me referendumin popullor që mbajti më 16 prill për ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç tha se pas referendumit që u mbajt më 16 prill në Turqi për bërjen e disa ndryshimeve kushtetuese u ka dërguar nga një mesazh urimi Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Kryetarit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

Në këtë mesazh, sqaron Fejziç, kam uruar popullin turk me rastin e daljes “Po” nga kutitë e votimit (sipas rezultateve jo-zyrtare).

“Populli turk i dha botës një leksion të ri demokracie. Dhe ky leksion është se, një lider që gëzon mbështetjen e popullit mund ti kapërcejë të gjitha vështirësitë nëse bëhet bashkë me popullin”,- tha Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç.

Fejziç uroi që rezultati që doli nga referendumi të jetë i dobishëm për Turqinë, botën islame dhe të gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit