9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

10 laptopë, bateritë e së cilëve zgjasin mbi 7 orë

Më të lexuarat

E për çfarë do të duhej një laptop të cilit i mbaron bateria brenda 2 orëve? Për këtë arsye, ne kemi krijuar një listë me laptopët, bateritë e së cilëve zgjasin të paktën 7 orë me aktivitete si për shembull navigim i vazhdueshëm në ueb.

Lenovo ThinkPad X230

Ekran 12 inç, versioni me bateri 6-cell zgjat 7 orë ndërsa ai me 9-cell mbi 12 orë. Nëse lidhet me një bateri të jashtme, ai qëndron edhe 20 orë në punë.

Lenovo ThinkPad T430

Një notebook me një tastierë tepër tërheqëse që të bën të shtypësh gjithë ditën. Bateria zgjat rreth 13 orë e gjysëm. Për ta konfiguruar me baterinë 9-cell, duhet të paguani 50$ më tepër.

Lenovo ThinkPad Carbon X1

Çmimi fillestar 1249 $, peshon 1.36 kg, ka një ekran mat 14 inç me rezolucion 1600 x 900. Bateria arrin 7 orë e 45 minuta.

Dell Latitude E6430

Një notebook me ekran 14 inç, i ndërtuar me tre shtresa metali: lidhje magneziumi, nyje çeliku dhe mbështjellje kromi. Tastiera është rezistente ndaj lëngjeve dhe laptopi është rezistent ndaj pluhurit, temperaturave të larta dhe përplasjeve. Bateria i zgjat 10 orë e gjysëm.

Sony VAIO SE

Sigurisht, bateria shtesë e VAIO-s kushton 150 $ më tepër ndërkohë që çmimi fillestar është 929 $. Peshon 2 kg dhe bateria i zgjat të paktën 10 orë e gjysëm. Keni mundësi të kënaqeni duke parë filma dhe video me një rezolucion 1920 x 1080 në ekranin mat.

Dell XPS 14

Peshon rreth 2.2 kg, ka një bateri 64 vat, ekran 14 inç dhe një bateri që mban më tepër se 8 orë.

Apple MacBook Air

Laptopi Apple MacBook Air vazhdon të përmirësohet gjithmonë e më shumë. Modeli i 2012-s mban 8 orë e 10 minuta, ka një proçesor Intel dhe portë USB 3.0, grafikë të avancuar për lojëra dhe ajo që ia vlen të theksohet është se kushton 100 $ më pak se modeli i kaluar. Peshon rreth 1.5 kg.

Apple MacBook Pro me Retina Display

Një laptop me rezolucion 2880 x 1800 pixel Retina Display, që do të thotë mbi 5 milionë pixelë në një ekran 15 inç. Bateria i zgjat pak më shumë se 8 orë. Ajo është 95 vat në krahasim me 77.5 vat të versionit të kaluar.

Toshiba Portege R835

Ndoshta nuk është laptopi më i hollë në raftet e këtyre pajisjeve, por ky model i Toshiba-s ju vjen vërtet në ndihmë nëse jeni profesionist. Kushton 799$, ka 4 GB RAM, një HDD prej 640 GB dhe bateria i zgjat mbi 7 orë e gjysëm.

Acer Aspire TimelineU M5-581TG-6666

Nëse po kërkoni një laptop të hollë, të fuqishëm dhe që t’i zgjasë bateria, një zgjidhje e mirë është edhe ky version i Acer. Ka ekran 15.6 inç, kushton 829$, 6 GB RAM, një HDD prej 500 GB dhe grafikë Nvidia GT 640M LE. Bateria zgjat rreth 7 orë e gjysëm. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit