18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Zemërimi nga kaplimi i fatkeqsive dhe i preukupimeve

Më të lexuarat

Zemërimi nga kaplimi i fatkeqsive dhe i preukupimeve

Pyetje:
Çfarë është dispozita e sheriatit në lidhje me zemërimin e njeriut kur e kaplojnë fatkeqsitë dhe preukupimet, Allahu ju shpërbleft?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të gjithësise, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Një prej bazave të besimit është besimi i njeriut në kader (caktimin e Allahut) qoftë ajo e mirë apo e keqe. Si dhe ta din se ajo e cila e ka kapluar nuk ka pasur mundësi të mos i ndodh, ajo e cila nuk e ka kapluar as që ka pasur mundësi ti ndodh dhe se çdo gjë kthehet tek Allahu. Pa dyshim se në sprovimin e robit qoftë në të mirë apo në të keqe qëndron urtësia e pafund e Allahut Fuqiplotë, andaj fatkeqsitë janë dy llojesh:
Lloji i parë: Ti shlyen mëkatet atij personi dhe t’ja përmirëson gjendjen atij, thotë Allahu në Kuran:” Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Shura:30) si dhe fjala e Allahut:” Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në detë të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Rum:41).
Lloji i dytë: Fatkeqsitë mund të jenë shkas për ngritjen e gradave të njeriut që ai të arin e të pajiset me këtë cilësi të lartë, pra me durimin, për të cilën Allahu i lavdëron ata që e kanë këtë cilësi dhe thotë:” Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e Allahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer:10)
E njejta vlen me sprovat e të Dërguarit të Allahut-paqa dhë mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur u sëmurë ai e kishte dhimbjen e dyfishtë me të vetmin qëllim që ai ti arin gradat më të larta të durimit, pra të arin vlerën për të cilën jep lavdata Allahu i Lartësuar, e pa dyshim se ai e ka aritur atë gradë. E kjo është e vërtetë ngase ai ishte njeriu me durim më të madh në bindjen ndaj Allahut, njeriu më durimtarë në ndalesat e Allahut si dhe njeriu i cili ka bërë durimin më të madh ndaj fatkeqësive që i ndodhën.
Nga kjo hyrje e jona nënkuptojmë se njeriu e ka obligim të bën durim në caktimin e Allahut, sepse zemërimi me atë që ta ka caktuar Allahu llogaritet dobësi e besimit në rububijetin-Zotërimin e Allahut, ngase kuptimi i saj është se Allahu bën çfarë të don.
Pastaj shiko e medito mbi mirësinë e Allahut, kur Ai bën me robin e Tij çfarë të doj poashtu në të njejtën kohë e shpërblen për fatkeqësitë që i kanë rënë poqëse bën durim dhe shpreson në shpërblimin e Allahut. Disa dijetarë kanë thënë: Njerëzit në fatkeqësi ndahen në katër grupe:
1 – Të zemëruarit
2 – Durimtarët gjatë sprovave dhe fatkeqësive
3 – Të kënaqurit me sprovat dhe fatkeqësitë
4 – Falenderuesit ndaj asaj që ua ka caktuar Allahu i Lartësuar.

1 – Zemërimi
Sa i përket zemërimit kjo është e ndaluar, qoftë ajo me zemër, me gojë apo me gjymtyrë. Zemërimi me zemër është të mendon se Allahu i ka bërë padrejtësi me këtë fatkeqësi dhe se ky nuk është njeri që meriton të sprovohet në këtë mënyrë. Ky person është në rrezik të madh pasi Allahu thotë:” Ka nga njerëzit që e adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë. (Haxh:11). Kurse zemërimi me gojë është të thirret më thirrje injorance (xhahilijeti) si fjalët: Ah shkatërimi im, ah humbja ime, e të ngjajshme me to nga fjalët vajtuese të cilat tregojnë se robi është i zemëruar dhe nuk është i kënaqur më caktimin e Allahut. Ndërsa zemërimi me gjymtyrë është: mëshuarja e fytyrës me shuplaka, shkepja e teshave etj. Prej këtyre njerëzve është distancuar dhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Nuk është prej nesh ai i cili gris rrobat, i mëshon me shuplaka fytyrës dhe ai i cili thirret në thirrje xhahilijeti.” Andaj ky lloj zemërimi është haram, madje prej mëkateve të mëdha, ndërsa zemërimi me zemër është më i rrezikshmi.

2 – Durimi
Durimi është përmbajtja e vetvetes nga zemërimi, një gjë e tillë është shpesh tepër e vështirë për epshin porse një gjë e tillë është obligim. Poqëse njeriu nuk bën durim nga zemërimi atëherë mund të bjen në mëkate të mëdha. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka thënë një gruaje e cila e ka thirrur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ta viziton djalin e saj në momentin e vdekjes, e ai u ka thënë për të:” Urdhërojeni atë të bën durim e të shpreson në shpërblimin e Allahut.”

3 – Kënaqësia
Të jetë i kënaqur robi me atë që i është caktuar nga fatkeqësitë dhe të jetë i kënaqur plotësisht. Në këtë çështje dijetarët kanë debatuar se vallë a është obligim kënaqësia me të, mendimi më i saktë është se kënaqësia në të është sunet. Ngase kur njeriun e kaplon ndonjë fatkeqësi automatikisht nuk është i kënaqur me të, e si pasojë nga ajo çfarë i ka ndodhur ai duhet ta përmban veten nga zemërimi. Ndërsa kënaqësia është kur të të mos vjen aspak keq për atë që të ka kapluar, prandaj ajo që i vjen nga Allahu ai është i kënaqur me të, pra ai është i kënaqur me caktimin e Allahut ndaj tij qoftë ai i hidhur apo jo, për të është e njejtë. Sikur don të thotë: Unë jam rob i Zotit tim, e Ai është Zoti im, unë jam i kënaqur me të mirën e Tij, e falenderoj Allahun, e poqëse më ndodh diç tjetër përsëri unë jam robi i Tij, prej meje ai ka durim dhe falenderim. Apo ndoshta sprovën e sheh si shlyerje mëkatesh dhe shpërblim, në këtë kontekst përmendet rasti i Rabie Adevijes. Transmetohet se ajo është sprovuar në gishtin e saj, e nuk është ankuar aspak, e kur është pyetur se pse vallë nuk ankohet, ajo është përgjigjur duke thënë: Ëmbëlsia e shpërblimit të saj ma bën ta haroj idhtësine e durimit të saj.

4 – Falenderimi
Kur ta kaplon ndonjë fatkeqësi apo sprovë ta falenderon Allahun për këtë që i ka ndodhur, por shpesh kjo është e rëndë sepse nuk i ndodh njeriut në fillim të kësaj sprove, sepse natyra e njeriut nuk e pranon një fenomen të tillë aq lehtë. Mirëpo kur mediton e logjikon mund të ndodh që njeriu ta falenderon Allahun për këtë fatkeqësi, duke menduar se ka patur mundësi ti ndodh diçka më e madhe, andaj ky e falenderon Allahun që nuk e ka sprovuar me diçka më të madhe, P.sh. dikush pëson aksident dhe e thyen këmbën, kur e shikon në trupin e tij, thotë: Falenderimi i takon Allahun, që nuk pësova ndonjë dëmtim më të madh, e të kisha mbetur me të meta etj. Pra çdoherë e mendon se sprova e tij mund të ishte edhe më e rëndë. Andaj nga kjo sprovë ai sheh se ajo është sprovë dhe se pas pak kohësh do të shërohet prej saj. Ose prej saj i vin vdekja (exheli) çfarë ia ka caktuar Allahu Fuqiplotë, kështu që ky e falenderon Allahun dhe në çdo rast ky e arin shpërblimin e Allahut.
Andaj njeriu në fatkeqësi mund ti takoj njërit prej këtyre katër grupeve:
1 – Zemërimi për atë çfarë i ka ndodhur, pra nuk është i kënaqur me sprovën, madje është i hidhëruar, kjo është haram.
2 – Durimi në sprova është obligim.
3 – Kënaqësia në sprovë është e preferuar.
4 – Falenderimi i Allahut gjatë sprovës, kjo është grada më e lartë për besimtarin. Allahu e din më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka
Marrë nga: www.islamqa.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit