34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Shqipëria, gati të rikthejë industrinë ushtarake

Më të lexuarat

Gramshi e Poliçani, një bust Zelenskit për idenë e hedhur

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione, si dikur në komunizëm ku “i gjithë populli ishte ushtar”.

Siç raporton Euronews Albania, është një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes që do i hapë rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.

Ishte presidenti ukrainas Zelensky ai që gjatë një vizite në Tiranë hodhi idenë që Shqipëria t’i rikthehej industrisë ushtarake.

Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnzimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.

Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit.

Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.

Kujtojmë se dy qytete shqiptare, Gramshi e Poliçani, krijuar nga industria e armëve, vegjetojnë në postkomunizëm pasi iu mungon konteksti i dikurshëm ekonomik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit