16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Çka të bën dobi kur sheh njerëz me nevoja të veçanta?

Më të lexuarat


Njerëzit e thjeshtë nuk duhet të jenë objekt talljeje, sepse:
Allahu nuk e ka krijuar të varfërin pse është i varfër Ai!
Allahu nuk e ka krijuar të shëmtuarin sepse është i paaftë Ai!
Allahu nuk e ka krijuar të sëmurin sepse është i dobët Ai!
Por janë fate, nafaka, të cilat i ndan Ai siç dëshiron Vet!
Nëse dikujt i jep pasuri i jep sepse Ai Vet është i Pasur!
Nëse tjetrit nuk i jep pasuri nuk i jep pasuri përsëri sepse Ai Vet është i Pasur!
Nëse e ka krijuar dikë të bukur këtë e ka bërë nga Fuqia që ka!
Por edhe nëse e ka krijuar dikë të shëmtuar edhe këtë e ka bërë nga Fuqia që ka!
Andaj ne kur tallemi me një të shëmtuar apo një të varfër, realisht ne me këtë veprim tonin akuzojmë Allahun për krijimin e keq, pa e vërejtur këtë gjë aspak.
Në këto raste e vetmja gjë që na bën dobi është ta falënderojmë Allahun për të mirat dhe shëndetin që na i ka dhënë, e jo të tallemi me ata që janë të varfër, apo të sëmurë apo të shëmtuar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit