16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Kur “Kleri” del kundër Zotit – Vladimir Kera

Më të lexuarat

Kur “Kleri” del kundër Zotit.

Teologjikisht “kleriku” nuk është argument fetarë dhe as autoriteti absolut i Zotit në tokë. Ajo që e vlerëson rrugën tonë si besimtarë e klerik drejt Zotit është fakti se sa i përmbahemi mësimeve që kanë librat që ka sjellur Zoti. Nga këto klerikët janë të parët që do të gjykohen më shumë se çdo njeri tjetër, sepse njeriu gjykohet në bazë të vetëdijes rreth mëkatit që ka bërë dhe klerikët e dijne mirë se kur dalin kundër mësimeve të Zotit.
Kleri nuk është i shenjtë as i pagabueshëm dhe mbi të gjitha duhet të shpëtojë veten e tij nga ferri dhe aq sa po shikoj nuk e ka të lehtë….

Por kur vjen “kleri” kundër Zotit.

  • Kur ai, mendimin e tij e konsideron si mendim absolut fetarë.
  • Kur sjelljet e tija i justifikon me interpretime fetare.
    -kur mëkatet e tija i konsideron të falura e të tjerëve jo.
  • Kur e konsideron veten si perfaqesues i Zotit në tokë.
  • Ku e vlerëson veten mbi njerezit e tjerë.
  • Kur e konsideron veten të shpëtuar e të tjerët të humbur.

– E mbi të gjitha harron se duhet të shpëtojë veten para se të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë.

Zotit i lutem të na udhëzojë….

Hoxhë Vladimir Kera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit