Ushqime pa inxhinieri gjenetike – Iluzion?

0
70

Komisioni Evropian kërkon ta zbusë rregullin e tolerancës zero për ushqimet e ndryshuara gjenetikisht.
Kur murgu i urdhërit të Augustinëve Gregor Johann Mendel kryqëzoi 150 vjet më parë një bizele të gjelbër dhe një të verdhë nuk mund të dinte çfarë pasojash do të kishte eksperimenti i tij. Ky ishte fillimi i një sektori të ri të shkencës, teknologjisë gjenetike për të cilën bëhen tani shumë diskutime.
Guri i fundit i hedhur në diskutimet e ekonomisë, politikës dhe konstumatorëve është i ashquajturi rregulli i tolerancës zero. Komisioni Evropian kërkon që ta shkrifërojë atë. Deri tani ka qenë e ndaluar që lëndët ushqimore të ndoten me organizma të ndryshuar gjenetikisht. Në të ardhmen kjo do të lejohet në kushte të caktuara, bëhet fjalë për deri në 0,1 përqind.
ër ministren gjermane të Mbrojtjes së Konsumatorëve Ilse Aigner propozimi i BE-së shkon shumë larg: “Nëse bëhet fjalë për të lejuar organizmat e ndryshuar gjenetikisht, atëherë siguria duhet të ketë prioritetet më të larta, pikërisht tek lëndët ushqimore,” thekson Aigner në një intervistë me Radion Deutschlandfunk. Sigurisht që kur flet kështu, ajo i ka në anën e saj konsumatorët.Protestat kunder ushqimeve gjenetikisht te modifikuara
Po sa e dëmtojnë shëndetin tonë prodhimet e manipuluara gjenetikisht? Dhe a nuk jemi duke ngrënë prej kohësh të tilla, pa e ditur?
Kërkohet kujdes
Debati për rregullin e tolerancës zero lë në hije faktin që shumë lëndë ushqimore ka kohë që nuk janë më të paprekura nga teknika gjenetike. Që prej dhjetë vjetësh organizmat me gjenotipe të manipuluara janë të lejuara në Gjermani, me kushtin që ato të jenë lejuar nga BE. Që konsumatori shpesh ndodhet në terr ka të bëjë me atë se përbërësit e tillë nuk tregohen në produkte: “Tek organizmat e manipuluara gjenetikisht të cilat lejohen, nuk ka rregull të tolerancës zero. Ligjëvënësit kanë vendosur që organizmat e manipuluara gjenetikisht, të cilave ju është bërë kontrolli i sigurisë të lejohen deri në një gradë të caktuar të në produkte,” thotë Alexander Hissting nga Shoqata e Ushqimeve pa teknikë gjenetike. Konkretisht të lejuara janë 0,9 përqind. Vetëm nëse kjo masë ndotjeje kalon duhet bërë karakterizimi i mallit.

Një fushë tjetër ku ka mungesa është ajo e ushqimit të kafshëve. Prej vitesh ai përmban substanca të palejueshme të manipuluara gjenetikisht. Për shembull një lopë mund të ushqehet me organizma të manipuluara gjenetikisht, por kjo nuk ka nevojë të tregohet në shishen e qumështit. Në këtë mënyrë substancat e parë me dyshim përfundojnë në tavolinat tona. Pjesa më e madhe e ndotjes së ushqimit bëhet gjatë transportit apo përpunimit të produkteve, për shembull ku makineritë bujqësore ose kontanierët përdoren si për produkte origjinale ashtu edhe për ato të manipuluara gjenetikisht.
Nuk ka asnjëherë garanci njëqind përqind
“Produktet nuk mund të garantohen njëqind përqind për mosmanipulim gjenetik,” thotë Marcus Girnau nga shoqata e të drejtës së ushqimeve dhe merceologjisë. Edhe në vetë mallrat me vulën “pa teknikë gjenetike” ose në prodhimet biologjike mund të jenë fshehur manipulime gjenetike. “Nëpërmjet kushteve të ndryshme të dhënies së lejeve në pjesë të ndryshme të botës, të zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare dhe mekanizmave të bërjes së analizave, nuk mund të përjashtohen mundësia që shenja të vogla të lëndëve të palejueshme të ndodhen në produkte,” thotë Girnau.
Pasiguria rrezik
Mosbesimi kundrejt teknikës gjenetike mbetet i madh. Megjithatë, cilat janë pasojat e konsumimit të produkteve të manipuluara gjenetikisht, nuk është studiuar plotësisht. “Kjo është një fushë e re shkencore. Për shembull mungojnë studimet bazë për të parë ndikimin e bimëve te manipuluara gjenetikisht tek produktet e mishit, për të zbuluar bimët gjenetikisht të modifikuar në produktet e kafshëve. Shkencëtarët nuk kanë rënë dakord, nëse kjo mund të zbulohet,” thotë”, kundërshtari i teknikës gjenetike, Alexander Hissting.

E qartë është për organizmat e manipuluara gjenetikisht, të cilat janë lejuar në BE. Ato kontrollohen fillimisht. Kjo siguron që në treg të mos përfundojnë produkte të dëmshme për shëndetin. Megjithatë, këmbëngul Hissting, mbas çdo bime të ndryshuar gjenetikisht ekziston një rrezik. Sepse “nëpërmjet ndryshimeve gjenetike ndryshojnë edhe cilësi të tjera.” Kështu për shembull proteinat mund të ndikohen dhe të shkaktojnë alergji. Nëse rregulli për tolerancën zero bëhet më i shkrifët atëherë, gjithnjë e më shumë lëndë ushqimore do të ndoten me bimë të ndryshuara gjenetikisht dhe të palejueshme, duke shkaktuar edhe më shumë skandale në sektorin e ushqimeve./DW