2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

RAMAZANI, MUAJI I FITOREVE

Më të lexuarat

17 Ramadan, shënon përvjetorin e betejës së Bedrit. Lufta e Bedrit është treguesi më i mirë për besimin në Allahun, dhe besnikërinë që kishin sahabet ndaj Pejgamberit të Allahut (ﷺ). Ballafaqimi i parë mes Imanit dhe kufrit. Dita e Furkanit, dallimi mes të vërtetës dhe të kotës. Ndihma e Allahut për robërit e Tij të sinqertë. Ngadhnjimi i shumëpritur i muslimanëve. Gëzimi pas dëshprimit, buzëqeshja që pasoi lotin. Ngjarje që do rrëfehet ndër shekuj, dhe përkujtohet sa të jetë bota!

‎وَ لَقَدْ نَصَرَكُمُ اللهُ بِبَدْرٍ وَ أَنْتُمْ أَذِلَّةٌ، فَاتَّقُوا اللهَ لَعَلَّكُمْ
‎تَشْكُرُونَ

“Allahu ju ndihmoi në Bedr, kur ju ishit të paktë në numër dhe të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues!” (Ali-Imran : 123)

Disa hadithe që flasin për vëçoritë dhe mirësitë e pjesëtarëve të Bedrit:

Transmeton Enes ibn Maliku (radijaAllahu anhu):
Haritheh ra dëshmor në ditën e Bedrit kur ishte i ri. Nëna e tij shkoi te Pejgamberi (ﷺ) duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut (ﷺ)! Ti e di lidhjen e Harithës me mua (sa e kam dashur atë), kështu që, nëse ai është në Xhennet, do të bëj durim dhe do shpresojë për shpërblimin e Allahut, por nëse ai nuk është aty, atëherë do të shihni se çfarë do të bëj”. Profeti (ﷺ) u përgjigj: “Mjerrë për ty! A je çmendur? (A mendon) se është një Xhenet? Ka shumë Xhennete dhe ai është në Xhennetin (më të lartë) të Firdeusit.”
Buhariu në sahihun e tij (6550)

Po ashtu imam Buhariu (4890) dhe imam Muslimi (2494) na transmetojnë : “… ndoshta Allahu i shikoi njerëzit e Bedrit (luftëtarët e Bedrit) dhe tha: “Bëni atë që dëshironi, se ju kam falur…”

Rifaa Ibn Rafiu i cili ka qenë nga luftëtarët e Luftës së Bedrit tregon se Xhibrili (alejhi selam) ka ardhur te Pejgamberi (ﷺ) dhe i ka thënë ” Si i shihni luftëtarët e Bedrit ndërmjet jush ?!
Pejgamberi (ﷺ) tha : “Nga muslimanët më të shquar ose tha një fjalë të tillë të ngjashme. Xhibrili (alejhi selam) i tha kështu janë edhe ata melekë qe morën pjesë në Luftën e Bedrit. ” (Buhariu 3992)

Ibn Abbasi tregon se Pejgamberi (ﷺ) ka thënë ditën e Bedrit “Ky është Xhibrili (alejhi selam) duke mbajtur për koke kalin e vet dhe i armatosur për luftë” (Buhariu 3995)

Disa dobi dhe mësime nga lufta e Bedrit:

1- Besimi triumfoi ndaj idhujtarisë dhe mosbesimit
2- U shfaq në këtë betejë ndihma e Allahut ndaj besimtarëve të sinqertë
3- Agjërimi të jep fuqi dhe aktivitet, e jo dobësi dhe pasivitet
4- Konsultimi, një prej çelësave të suksesit
5- Pjesëmarrësit në këtë betejë kishin dy dobi:
e para, Allahu ua fali të gjitha mëkatet
dyta, Allahu shikoi në zemrat e tyre
6- Duaja ka rëndësi të madhe (këtë e vërtetoi vetë i Dërguari i Allahut ku e shpeshtoi lutjen)
7- Pjesëmarrja e melaqeve në këtë bëtejë dëshmon se kur besimtarët janë në rrugë të drejtë edhe ndihma nga qielli iu vjen nga nuk e kujtojnë

Në foto emrat e shehidave të luftës së Bedrit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë)!

Uvejs Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit