6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Veseli: Syla nuk ka qenë pjesëtar i SHIK-ut

Më të lexuarat

Në seancën e radhës të rastit “Bllaca 2” ka dhënë pjesën e parë të dëshmisë, ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, ku të akuzuar janë Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, ish-kryetar i Ferizajt dhe Ismet Arifit.

Prokuroria Ema Rilata, me pyetjet e bëra është fokusuar më shumë rreth veprimtarisë së Kadri Veselit dhe SHIK-ut, ndërsa shumë më pak, për arsyen për të cilën ishte thirrur, pra për të pandehurit e këtij rasti, njofton “KosovaPress”.

Prokuroria e ka pyetur Veselin edhe për emrat e atyre që kanë punuar në SHIK dhe që kanë pasur pozita të larta, përderisa Veseli ka reaguar duke thënë se nuk do ta kishte problem t’i jepte emrat e atyre me pozita të larta që kanë punuar në SHIK, po ka kërkuar nga trupi gjykues që paraprakisht ta siguroje atë që emrat nuk do të keqpërdoreshin siç ka ndodhur edhe më herët me deklarimet e tij publike.

Më pas, Veseli ia ka dorëzuar një letër të shkruar trupit gjykues, ku mund të supozohet se jenë disa nga emrat e udhëheqësve që kanë punuar në SHIK dhe kanë pasur pozita udhëheqëse.

Mirëpo, pas pyetjeve të prokurores, rreth veprimtarisë së Kadri Veselit dhe SHIK-ut, ka reaguar mbrojtja, duke thënë se pyetjet që po i bëhen Veselit lënë të kuptohet se po bëhet gati një procesi i ri gjyqësor për SHIK-un dhe pjesëtarët e saj.

Më pas prokurorja, është fokusuar tek disa emra konkret, ndër ta edhe për Azem Sylën, për të cilin Veseli është pyetur nëse i njeh dhe nëse ata kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut. Sa i përket emrit të Azem Sylës, Veseli duke e lavdëruar atë ka thënë se e njeh, por sipas tij, ai nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i SHIK-ut.

Në pjesë e dytë të seancës, Veseli pritet t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtës. Ndryshe, procesi gjyqësor është ngritur pas akuzave të bëra nga i vetëshpalluri pjesëtar i SHIK-ut, Nazim Bllaca, ndërsa trupi gjykues i këtij rasti, udhëhiqet nga gjykatësi i EULEX-it, Tomas Tore. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit