3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tri gjëra që duhet t’i ket për qëllim ai që martohet?

Më të lexuarat

Këshilla e dijetarit Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Ai që martohet nuk duhet të ketë për qëllim të martesës vetëm shfryrjen e epshit, siç bëjnë shumica e njerëzve në ditët e sotme, por me martesë duhet pasur këto qëllime:

1 ) Jetësimin e urdhrit të Profetit -salallahu alejhi ue selem- i cili thotë:
(يا معشر الشباب من استطاع منكم الباءة فليتزوج)
“O ju rini! Kush i ka mundësitë nga ju, le të martohet.”

2 ) Shtimin e ummetit: Shtimi i umetit është prej veprave të dashura të Profetit alejhis-salatu ues-selam dhe kjo gjë është prej shkaqeve që e bën këtë umet të fortë dhe krenar, siç ka thënë edhe Shuajbi alejhis-selam që tregon Allahu në Kuranin Famëlartë:

(وَاذْكُرُواْ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلاً فَكَثَّرَكُمْ)
“Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shumoi (shtoi në numër).” [El-Araf: 86]

Allahu tregon se si i ka dalluar benu Israilët me këtë veçori kur thotë:
(وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا)
“…dhe ju shtuam në numër.” [El-Isra: 6]

3 ) Ruajtjen e moralit të burrit dhe gruas, po ashtu dhe ruajtjen e shikimit për të dytë, e kështu më pastaj pason shfryrjes së epshit.

Burimi: Sherhul-Mumti’, fq. 2830, Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit