1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thirrje dhimbje!

Më të lexuarat

Ka ardhur koha dhe na është bërë e domosdoshme tërheqja e djemve dhe vajzave tona nga vorbulla e mediave sociale, trendet e shumta, shkëputja nga jeta reale dhe miliardat që shpenzohen, për t’i lidhur ata me botën virtuale.
Ata kontrollojnë ndjenjat dhe mënyrën e të menduarit të tyre…
Ata duan që tu’a harrojnë mjedisin që i rrethon.
▪️Mosha e tyre kalon e ata peng i këtyre ekraneve me lojrat më të fundit.
▪️Koha po kalon dhe kultura e fëmijëve tanë po bie në greminë.
A mos po gëzoheni me qetësinë e fëmijëve tuaj duke ndenjur me telefonat, pajisjet dhe ekranet e tyre❓
A e kuptoni se ju si edukues dhe ndikues në jetën e tyre jeni duke u zëvendësuar me të tjerë⁉️
Pasha Allahun! Zhurma, lojrat dhe rrëmujat e tyre janë më të dashura për ne se heshtja dhe mbyllja brenda dhomave të tyre.
Të zgjohemi para se të jetë vonë!!
Të dhënat që hyjnë në trurin e tyre çdo ditë janë shkatërruese dhe katastrofike me kalimin e ditëve.
Përqëndrimi i fëmijës tënd do të ulet gradualisht dhe do të arrijë deri në marrëzi dhe budallallëk.
Fëmijët tanë nuk do të jenë fëmijët tanë, me kalimin e kohës. Kujtesa e tyre do të jetë virtuale jo me familjen dhe shoqërinë që e rrethon, do të jetojnë në iluzion i cili ua prish realitetin e tyre.
Një fjalë e urtë thotë: “Ajo që përsëritet, ngulitet”
Patjetër kërkohet qëndrim nga prindërit dhe edukuesit.
Thirrje drejtuar…
Çdo babai..
Çdo nëne..
Çdo edukuesi..
Ata po mundohen të na rrëmbejnë prej duarsh fëmijët tanë..
Ata po na i vjedhin fëmijët tanë me teknologjinë dhe thirrjet më moderne..
Kjo metodë do të nxjerrë brez të gjymtuar.
Djali yt nuk do të jetë më i joti..
Vajza jote nuk do të jetë më e jotja.
Mos i lini fëmijët tuaj që të jenë gjah i lehtë për ta, mbajini ata sa më larg mediave sociale, mos u bleni telefonë apo tabletë vetëm se për gjërat e domosdoshme.
Rrini me fëmijët tuaj,
shoqëroni ata,
dilni dhe lozni me ta,
tregoni atyre histori,
ushtroni me ta veprimtari fizike,
dhe jini dëgjues të mirë në bisedë me ta.
Nuk do të fitojë në këtë betejë vetëm se ai i cili kalon kohë të mjaftueshme me fëmijët e tij dhe ua zëvendëson atyre virtualen me realen tërheqëse.
Përktheu F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit