16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

KPM-ja kërkon ndalimin e transmetimit të televizioneve ruse në Kosovë

Më të lexuarat

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës, ka njoftuar të shtunën, më 26 shkurt, se ka vendosur për largimin e përkohshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.

Radio Evropa e Lirë kupton se në mesin të këtyre kanaleve janë Russia Today (RT), Russia 24, Planeta RTR.

Ky vendim vlen për të gjithë operatorët, përfshirë ata që operojnë në mjedise me shumicë serbe e te cilët transmetojnë disa nga këto kanale ruse.

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse”, thuhet në vendimin KPM-së.

KMP-ja mes tjerash thotë se vendimi nuk ka për qëllim pengimin dhe cenimin e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias porse ka për qëllim ruajtjen e sigurisë publike.

Komisioni i Pavarur i Mediave është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit