3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Të krijosh “logon” perfekte të kompanisë

Më të lexuarat

Pas shumë viteve endërrime dhe planifikime, më në fund ia keni dalë mbanë. Keni arritur të krijoni një biznes vetjak, me një emër të shkëlqyer, me një vendosje të favorshme gjeografike, si dhe me një linjë mbresëlënëse produktesh dhe shërbimesh për konsumatorët. çfarë vjen më pas? Nëse dëshironi të krijoni gumëzhimë rreth markës suaj, duhet të krijoni një logo.

Nuk ka rëndësi se sa e vogël është, një logo mund të ketë një efekt të madh në një kompani që është drejt lulëzimit. Mund të shërbejë si një themel, mbi të cilin ju ndërtoni imazhin e kompanisë, si dhe një mendim mbi të cilin tregoni një histori. Shpesh është elementi i parë, që bie në sy te konsumatori, që mund t´i lërë ata me një ndjenjë të fortë në biznesin tuaj, të krijojë familjaritet e besim, duke i ndihmuar ata t´ju dallojnë nga konkurrentët.
Nëse ende veproni mbi disa karta të printuara biznesi, të zbukuruara sipas programeve krijuese të Microsoft-it ose e paketoni produktin tuaj në mënyrë të rëndomtë, në çanta plastike, atëherë konsumatori do të krijojë përshtypjen se ju jeni një shitës i zakonshëm dhe do t´ju trajtojë si të tillë.

Me krijimin e një logoje ju merrni pamjen e një biznesi të vërtetë, të përforcuar dhe jepni mesazhin se ju keni investuar në biznes dhe po luftoni të arrini suksesin.
Kudo ku ju do të përdorni logon ose shenjën tuaj, në krye të letrave, në faqe interneti, në kartat e biznesit, produkte, ambalazhe do të arrini të ngacmoni vështrimin e konsumatorit dhe t´iu tregoni atyre diçka domethënëse për biznesin tuaj.

Me anë të 3 hapave,mund të krijoni 1 logo perfekte :

Konceptim

Në ditët e sotme është e lehtë të gjesh gjithçka shpejt, agjenci shërbimesh për krijimin e logove, qoftë edhe ‘online´, programe për të krijuar vetë një dizenjim, për më pak se 200 dollarë. Nëse ju nuk keni aftësi për të krijuar ose gadishmëri për të marrë mbi vete rreziqe, do të ishte më e udhës të pajtoni një konsultues markash, një agjenci ose një artist grafiku.

Kërkoni të shikoni një koleksion të punës, në mënyrë që të krijoni një ide, jo vetëm për imazhin e logos, por edhe për mënyrën se si do të dizenjohet që të duket e përshtatshme në disa variante, që nga broshurat, kartat e biznesit e deri te stilolapsat. Sigurohuni që mënyra e krijimit të shpjegojë arsyet e asaj zgjedhjeje, që ju keni kryer, çdo gjë duhet të jetë ndërkombëtare.

Pasi të keni përcaktuar dizenjimin, mundohuni të grumbulloni sa më shumë informacion për biznesin tuaj. A keni një ngjyrë, që ju dallon dhe që doni ta përdorni? çfarë ju frymëzoi për të nisur këtë biznes? Cili është vizioni juaj i së ardhmes? Kërkoni një markë të favorshme markë për ide, mbi atë çfarë ju pëlqen.

Realizim

Kudo ku ju do të vendosni një, që në kuptimin e plotë të fjalës ilustron çfarë ju bëni në sipërmarrjen tuaj, mbani mend: pak është shumë.

Ju nuk mund të tregoni gjithçka në një ikonë të vogël, por ju duhet të theksoni çfarë ju dallon nga konkurrentët. Nëse emri i kompanisë suaj është i dukshëm, përdorni atë; në të kundërt, identifikoni vlerat më të mëdha, që doni të përçoni te konsumatori dhe komunikojuani. Teknologjia, tashmë lehtëson shumë punën për të krijuar një imazh të menduar mirë. Shmangni gjërat shumë të komplikuara, që bien shumë në sy. Zgjidhni një linjë “të pastër” dhe të fortë, ngjyra të spikatura, që mund të qëndrojnë mirë në sfond të bardhë ose të zi.

Nëpërmjet sfondeve dhe ngjyrave, krijuesi mund të formatizojë një sjellje të caktuar të kompanisë suaj, të ndjellë një emocion, pjesë e rëndësishme e logos suaj, por mos harroni të zgjidhni një element kyç, për të përcjellë sa më mirë mesazhin tuaj.
Nëse planifikoni të riprodhoni logon më shumë se përmasa mesatare, përdorni jo më shumë se tri ngjyra standarde, çdo gjë tjetër do të jetë më shumë kosto për ju.

Rafinim

Kur të keni në dorë dizenjimin e logos suaj, kërkoni opinionin e të afërmve, miqve, kolegëve dhe vlerësimin e tyre për atë çka shohin. çfarë tregon logoja për personalitetin e biznesit tuaj? Si dallon produkti ose shërbimi juaj nga konkurrentët?  Bëni një testim të kujdesshëm. Printoni logon në një copë letër dhe vendoseni në mur, pastaj merreni dhe shikojeni përsëri me sy kritik.

Nëse do t´ju falë kënaqësi në shikim, keni fituar dhe mund ta përdorni në gjithçka, nga kokat e letrës e deri te bluzat për të forcuar markën.
Më pas krijoni të drejtat e rezervuara të kopimit të saj. Jetëgjatësia e logos suaj duhet të jetë të paktën 10 vjet, por mos u shqetësoni, gjykoni mbi ecurinë e biznesit. Ju nuk duhet të nisni nga një gërvishtje, por mund të bëni ndryshime të vogla kohë pas kohe për të reflektuar mbi atë çka paraqet biznesi./monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit