2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Studimi i gjenetikës; a ka ndonjë të keqe në aspektin sheriatik?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë jam student në fakultetin e shkencave dhe dua të zgjedh një specialitet që nuk bie ndesh me Islamin. Çfarë mendoni për specializimin në gjenetikë? A lejohet për mua të zgjedh këtë specialitet?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Çdo degë e diturisë për të cilën njerëzit kanë nevojë në çështjet e tyre fetare ose të kësaj bote nuk është e ndaluar në vetvete për sa i përket studimit, mësimit dhe të kuptuarit. Por ajo që është shqetësuese është se si përdoret dhe zbatohet kjo njohuri. Nuk ka asgjë të keqe të studiosh kontabilitet – për shembull – por problemi qëndron te zbatimi praktik i saj në botën reale financiare, si puna në banka me bazë riba dhe institucione të tjera. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mjekësinë. Është një degë e diturisë që është shumë e rëndësishme dhe njerëzit nuk mund të bëjnë pa të, por ndonjëherë në jetën reale përdoret për gjëra që janë të ndaluara në Islam, si kirurgjia estetike me qëllim zbukurimi, aborte etj.

E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me shkencën e gjenetikës, e cila përkufizohet në el-Mu’jam al-Waseet (2/1024) si shkenca që shqyrton transmetimin e karakteristikave në qeniet e gjalla nga një brez në tjetrin dhe shpjegon mënyrën se si kjo ndodh. Është një degë e rëndësishme e dijes, një nga përfitimet më të mëdha të së cilës është njohja e sëmundjeve trashëgimore dhe mënyra e mbrojtjes dhe trajtimit të tyre. Mund të përdoret gjithashtu për qëllime të dobishme në bimë dhe kafshë. Por në të njëjtën kohë ka vend për ata që po luajnë me atë që quhet klonim.

Ajo që ka rëndësi atëherë nuk është studimi teorik i gjenetikës; më tepër është zbatimi praktik i tij. Çdo gjë që është e lejuar dhe e dobishme është e inkurajuar nga Islami, dhe çdo gjë që është haram dhe e dëmshme, është e ndaluar nga Islami.

Në një konferencë të Shoqatës Islamike të Shkencave Mjekësore në Kuvajt, e cila u mbajt nën titullin, “Genetika, Inxhinieria Gjenetike, Gjenomi Njerëzor dhe Terapia Gjenetike: Një pikëpamje Islame”, me pjesëmarrjen e Këshillit Islamik të Fikhut në Xheda, Kapitulli Lokal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Aleksandri dhe Organizata Islamike për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e cila u mbajt gjatë periudhës 13-15 tetor 1998, u lëshua deklarata e mëposhtme:

Islami është feja e shkencës dhe e diturisë, siç thotë në ajetin në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” (Zumer: 9)

Islami nuk e pengon mendjen e njeriut nga kërkimet shkencore të dobishme, por nuk lejohet që rezultatet e këtij hulumtimi të vihen në praktikë derisa ato të jenë matur me udhëzimet islame. Çdo gjë që është në përputhje me Sheriatin është e lejuar dhe çfarëdo që është në kundërshtim me të nuk lejohet. Shkenca e gjenetikës me aspektet e saj të ndryshme – si me të gjitha shtesat në njohuri – është diçka që Islami e inkurajon dhe shkencëtarët myslimanë duhet të jenë në krye të saj.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit