0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si veprohet kur një namaz mbetet pa u falur dhe ka hyrë koha e namazit tjetër?

Më të lexuarat

Pyetja: Nëse vakti të ngelet pa falur për arsye të lejuara në Islam, për shembull, më mbetet dreka pa falur dhe ka hyrë koha e ikindisë, a bën ta fal dreken kaza dhe pastaj ikindinë, apo e fal ikindinë dhe pas kësaj e fal drekën kaza? 

 

Përgjigjja: Para se tu japim përgjigje konkrete rreth pyetjes suaj themi se nuk lejohet të lihet namazi, për arsye që i mendojnë njerëzit, sikurse puna dhe obligimet e ngjashme. Prandaj besimtari duhet të ketë kujdes të mos neglizhoj në këtë. Në Islam nuk lejohet të vonohet namazi, përveç në dy raste: nëse na zë gjumi ose nëse harrojmë që nuk e kemi falur namazin.

Në këto raste besimtari e fal kaza namazin në atë moment që i kujtohet se nuk është falur, apo në atë moment që i del gjumi.

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith thotë: “Kush fle në kohën e namazit apo e harron atë, le ta falë në atë moment që t`i kujtohet dhe nuk ka ndonjë kompensim (shpagim) tjetër vetëm se këtë.” Shënon Buhariu, Muslimi dhe të tjerët.
Gjithashtu nëse për arsyet e cekura, ndodh që të kaloj koha e namazit dhe të hyjë namazi tjetër, ai duhet që para se ta fal namazin e kohës ta fal namazin kaza. Pra, nëse ka hyrë koha e ikindisë dhe besimtari nuk e ka falur drekën, atëherë ai në këtë rast duhet së pari ta fal drekën, pastaj e fal ikindinë. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit