9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të kufizojmë(ulim) shikimin në haram?

Më të lexuarat

Çeshtja e bukurisë dhe atraktivitetit është ceshtje relative e cila dallon prej në njeri në njeri tjetër, njëjtë sikurse dikush e pëlqen një teshë ose një parfum , ndërsa dikush tjetër nuk e pëlqen atë. Prandaj edhe ajo çka shihet si e bukur në sytë e dikujt mund të mos jetë e bukur dhe e hijshme në sytë dikujt tjetër.

Pajtohemi me atë se Allahu (subhanehu ue teala) na krijoi neve dhe gjithçka në formën në të cilën Ai dëshiroi, dhe njeriut i dha intelekt dhe i dha Sheriat i cili e rregullon jetën njerëzore në këtë botë konform asaj cka është njerëzore dhe sheriatikisht e lejuar apo e ndaluar.

Allahu na lejoi shumë gjëra dhe na kufizoi në gjëra tjera. Na kufizoi dhe na ndaloi nga gjërat që janë të dëmshme për ne si individ dhe si shoqëri. Dhe prej gjërave të dëmshme për individin dhe për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi është edhe mospërulja e shikimit nga ajo çka është e ndaluar për ne.

Andaj edhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na porositi që të përulim shikimin tonë, ashtusiç ka ardhur në transmetim se i ka thënë Aliut (radijAllahu anhu): ‘’O Ali, mos e paso shikimin me shikim tjetër, sepse shikimi i parë është i yti, ndërsa shikimi i dytë jo.’’

A nuk na mjafton udhëri i Allahut ku thotë: ‘’Thuaju besimtarëve të ulin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta.’’ (en Nur 30) dhe thotë për gjininë femërore: ‘’ Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.’’ (en Nur 31)

Cilat janë hapat praktike për kufizimin e shikimit në haram:

  1. Zbatimi i ajeteve të lartëpërmendura në jetën e përditshme. Kufizo veten tënde, fute epshin tënd nën kontroll dhe mos u fut ti nën kontroll të epshit tënd, mos u bë rob i epshit tënd.
  2. Fillo ta bësh shprehi përuljen e shikimit dhe bëne që ti ta udhëheqish shikimin dhe jo shikimi të të udhëheq ty kah dëshiron pasioni. Nëse e zbaton këtë për një periudhë kohore, do fillosh që të humbësh interesimin për të parë atë që  e ke të ndaluar dhe që është e panevojshme për ty.
  3. Ki parasysh se përulja e shikimit është adhurim për të cilin shpërblehesh nga Allahu dhe padyshim se ne jemi më se të nevojshëm për sevape.
  4. Mos harro se ndoshta ky shikim që dëshiron ta lëshosh në haram, dije se nëse nuk është nga pasioni yt i pakontrolluar, atëherë dije se kjo është nxitje nga një armik i përbetuar i yti, e ai armik është shejtani. Dhe pyete veten tënde: ‘’Si mund që unë t’i bindem armikut tim dhe t’ia plotësoj atij kërkesat?!’’.
  5. Nëse s’je duke hequr dorë nga shikimi në haram, fillo ta penalizosh veten tënde, si për shembull çdoherë kur do dështosh dhe do të shikosh haram, bëja obligim vetes tënde që të japish sadaka një shumë substanciale, ndoshta kjo metodë korr sukses tek ti.
  6. Vëndo një afat kohorë, dy ditë, tri ditë apo një javë dhe shih se a je përmirsuar apo jo. Nëse je përmirsuar shpërble veten tënde me dicka hallall, si për shembull me ngrënie të ndonjë ushqimi të preferuar ose ngjashëm
  7. Bëhu dinjitoz dhe dije se ti je i vlefshëm dhe se nuk të takon ty si personalitet i çmuar që të merret me diçka që nuk të ngjan, sikurse nuk të ngjan që të meresh me vepra të ulta dhe të padobishme. Njeriu dinjitoz dhe me vlerë nuk merret me amoralitet, padrejtësi, vjedhje ose tradhëti.
  8. Bëj dua, dhe mos e nënvlerëso rolin e që e ka duaja  e sinqertë në arritjen e qëllimeve. Lute Allahun (subhanehu ue teala) që të t’i mbrojë sytë nga shikimi në haram dhe mos u turpëro nga Allahu që t’a kërkosh një gjë të tillë.

Përgatiti: Mr. Enis Arifi
rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit