Aftësitë tona organizative luajnë rol kyç në mbarëvajtjen e punës. Kur jemi të organizuar, ne mund t’i afrohemi çdo ditë, secilit projekt dhe secilës detyrë, me një ndjenjë besimi. Ne jemi në gjendje t’i bëjmë gjërat të kryera me efikasitet duke qëndruar në krye të projekteve tona dhe duke hequr dorë nga ndjenja e mbingarkesës.
Nëse dëshironi të ndiheni të sigurtë në punë dhe të përmbushni afatet tuaja në mënyrë të vazhdueshme, është e rëndësishme të mësoni se si të organizoheni. Ka shumë mënyra për të qëndruar të organizuar në vendin e punës. Konsideroni të ndërmerrni këta hapa për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin tuaj në vendin e punës:
Krijoni një rutinë
Kur krijoni një rutinë të përditshme, ju filloni të formoni zakone që ju japin strukturë dhe e bëjnë çdo ditë të shkojë më mirë. Një rutinë bëhet më efektive nëse aplikohet sa më gjatë. Rutina ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja në mënyrë më efikase.
Respektoni orarin tuaj
Ndërsa mund të hasni në shpërqendrime, të keni një orar e bën më të lehtë kthimin në detyrën që keni plan ta përfundoni. Oraret janë gjithashtu të rëndësishme kur punoni me kolegët në një projekt. Për shembull, bashkëpunëtorët tuaj mund të mbështeten tek ju për të përfunduar një detyrë para se të mund ta kryejnë pjesën e tyre.
Përdorni kalendarin e emailit
Në vendin e punës, patjetër se do të keni takime të rregullta me bashkëpunëtorët, menaxherët ose tërë zyrën. Përdorimi i kalendarit tuaj të emailit për të vendosur alarmet për këto takime mund t’ju ndihmojë të qëndroni të organizuar dhe të përgatiteni për to para kohe. Një kalendar me email është gjithashtu i dobishëm për futjen e datave të caktuara në detyra në mënyrë që të mund ta kryeni punën tuaj me kohë dhe t’i përmbaheni rutinës suaj.
Rritja e efikasitetit dhe komunikimit më të mirë janë dy nga efektet anësore pozitive kur jeni më të organizuar në punë. Disa efekte tjera që përcillen me të qenurit i organizuar në punë janë:
Ngritja e produktivitetit
Kur jeni të organizuar, ju mund t’i kushtoni më shumë kohë përfundimit të detyrave tuaja të punës. Organizimi gjithashtu përmirëson komunikimin, i cili ndihmon ekipet të bëhen më produktive në tërësi.
Jeni më të përqendruar
Duke pasur një hapësirë pune të pastër dhe të organizuar, ju mund të përqendroheni më shumë në detyrat tuaja. Jo vetëm që është më e lehtë për të gjetur atë që ju nevojitet, por gjithashtu nuk do të keni shpërqendrime të panevojshme.
Nivel më i ulët i stresit
Të qenit i organizuar mund të ju ndihmojë të ulni stresin dhe ankthin sepse jeni në gjendje të përqendroheni në një projekt ose qëllim në një kohë me më pak shpërqendrime. Kjo mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një fluks pune më të butë dhe të performoni në maksimumin tuaj.
/AkademiPune