5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si realizohet pendimi i sinqertë dhe çfarë do të thotë pendim i sinqertë?

Më të lexuarat

Pendim i sinqertë do të thotë:Çiltërsia dhe pastrimi pendimit nga çdo mashtrim,mangësi, syefaqësi, dëm apo çdo gjë e njëllos çiltërsinë (dëlirësinë) e pendimit të sinqertë.

Pendimi i sinqertë është ai pendim që në brendësinë e tij posedon: Vërtetësi, sinqeritet dhe përfshirje të të gjitha mëkateve të cilat i ka vepruar robi i Allahut më parë ,si dhe distancim i tërësishëm nga veprimi i atyre mëkateve.

Ky lloj pendimi nënkupton edhe kërkimin e faljes, e që me këtë pendim të këtij lloji Allahu ia shlyen tëgjitha gjynahet e vepruara robit tëTij.

Ky njëherit është edhe pendimi më i plotë që ekziston.Allahu,- xhele veala!,- thotë:” O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë,në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju çojë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj.”(Sure et Tahrim: 8).

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Pendimi i sinqertë realizohet kur njeriu pendohet nga e kaluara e tij dhe të jetë i vendosur që kurr më nuk do t’i kthehet gjendjes së kaluar.”

Kelbiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: Pendimi i sinqertë realizohet: Kërkimi i faljes më gjuhë, pendimi me zemër dhe stagnimi i trupit nga veprimi i mëkatit.”

Ibn Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: Sinqeriteti në pendim përfshinë tre gjëra (apo për t’u realizuar pendimi i sinqertë duhet plotësuar tre kushte):

  1. Kur robi pendohet tek Allahu duhet t’i përfshijë të gjitha mëkatet e tij gjatë pendimit, duke mos anashkaluar asnjë mëkat që ka bërë më parë(para pendimit).
  2. Robi duhet të jetë i vendosur dhe i vërtetë në pendim si dhe mos të ketë aspak mëdyshje, luhatje apo vonesa për t’u penduar. Robi duhet ta bashkojë tërë dëshirën dhe vendosmërinë e tij dhe të nxitoj drejt realizimit të pendimit të sinqertë.

Robi duhet pastrojë veten e tij nga të metat dhe defektet të cilat mund ta dëmtojnë dhe njëllosin sinqeritetin gjatë pendimit. Dhe nëse vepron kështu, atëherë kjo aludon se ky njeri vepron kështu sepse i frikësohet Allahut dhe shpreson në Allahun(falje mëkatesh, etj), e jo për të ruajtur nevojat e tij, interesat, nderin, pozitën, kohën, pasurin apo për ta lavdëruar njerëzit, të mos e qortojnë njerëzit, të mos dominojnë mendjelehtit, për të përfituar ndonjë dobi të kësaj dunjaje, ose frika nga falimentimi ose paaftësia e tij. Këto janë të meta serioza të cilat dëmtojnë seriozisht realizimin e pendimit të sinqertë.

Autor: Ahmed Ferid Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit