18.8 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Numri më i ri i revistës Dituria Islame, iu prezantua qytetarëve të komunës së Dragashit

Më të lexuarat

Numri më i ri i revistës Dituria Islame, iu prezantua qytetarëve të komunës së Dragashit


Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e shoqëruar nga mualimja Valbona Fejzi vizituan fillimisht bizneset në qendër të Dragashit, ku i njoftuan qytetarët më gjerësisht me përmbajtjen e numrit të fundit.

“Duke qenë se jemi në muajin e Mevludit, ky numër trajton shumë tema për pejgamberin Muhamed a.s., për jetën, personalitetin e veprimtarinë e tij. Tema nga të cilat mund të përfitojë secili besimtarë, pasi e gjithë jeta e tij është shembull për ne”, u shpreh mes tjerash Goga-Bekteshi në bashkëbisedim me qytetarë.

Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi u prit edhe në xhaminë “Muderris Rexhep Ismaili” në fshatin Bresanë. Aty takoi nxënëse që vijojnë kursin e mësim-besimit, e të cilat e mirëpritën numrin më të ri të revistës.

Nxënëset ishin mjaft kurioze të dinin për temat që trajton revista, andaj ajo detajisht iu tregoj atyre për përmbajtjen në përgjithësi.

“Diturinë Islame” e mirëpriten edhe qytetarë të komunitetit boshnjak që jetojnë në këtë komunë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit