-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si ndikon ngrënia e pasurisë haram në jetën e besimtarit?

Më të lexuarat

A lejohet ngrënia e mallit haram në Islam?

Ngrënia e pasurisë haram

Ai që nuk i frikësohet All-llahut, nuk kujdeset prej nga e fiton pasurinë dhe në çka e shpenzon. Gajle të vetme e ka ta shtojë kapitalin e tij, madje edhe nëse ajo është prej haramit. Kjo përfshin vjedhjen, ryshfet, marrjen me dhunë, falsifikimin, shitjen haram, apo marrjen e pasurisë së jetimit. Po ashtu, fitimi mund të vijë nga punë haram si falli, imoraliteti, këngët etj.

Ky person, duke u bërë dushman i “Bejtul-Malit”* të muslimanëve, merr nga pasuria e të tjerëve duke e vënë ata në ngusht, apo duke lypur pa nevojë. Ai ushqehet, vishet, udhëton, ndërton shtëpi, paguan qira dhe mbush atë me mobilje, duke futur haramin në barkun e tij. I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo mish që mbin nga fitimi i ndaluar, zjarrin do ta ketë më afër tij.“[^1]

Llogaridhënia në Ditën e Gjykimit

Në Ditën e Gjykimit, do të pyetet për pasurinë e tij, prej nga e ka fituar dhe në çka e ka shpenzuar. Kjo është shkatërrimi dhe humbja. Prandaj, ai që ka mbetur me pasuri haram duhet të nxiton sa më shpejt të lirohet nga ajo. Nëse është pasuri e ndonjë njeriu tjetër, ai duhet t’ia kthejë dhe të kërkojë falje, para se të vijë Dita në të cilën nuk gjykohet në dirhem e dinarë, por në vepra të mira dhe të këqija.

*“Bejtul-Mal” etimologjikisht do të thotë Shtëpia e Mallit. Termi përfshin buxhetin shtetëror në shtetin islam, prona e vakëfit etj.

[^1]: Taberani në El-Kebir 19/136. Sahihul-xhami nr. 4495.

/Shejh Salih El Munexhidi /

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit