3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si mund të ndihmoj motrat që përballen me sfida në studimet e tyre?

Më të lexuarat

Pyetja: Esselamu alejkum, nëse mundeni, një këshillë për motrat të cilat janë në mes të studimit të mjekësisë dhe shkencave islame, duke marrë parasysh se si trajtohen motrat me mbulesë në aspektin e punës (në Kosovë). Allahu iu shpërbleftë me të mira.


Përgjigja:

Alejkum selam ve rahmetullah
Falenderimet i takojnë Allahut s.v.t. e përshëndetjet me salate dhe selame janë për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.

 

Sigurisht, ja ku është teksti juaj i rregulluar nga aspekti drejtshkrimor:

Dyshimet për përcaktim në studime të profilizuara janë të mirëseardhura, sepse përcaktimi në përzgjedhje të profesionit është i rëndësisë së veçantë. E mira e kësaj teme është se dilema është mes kësaj apo asaj lëmie(drejtimi), e që në parim të dyja janë dije të dobishme, për të cilat shpërblehet besimtari si gjatë studimeve, po edhe më pas duke e ushtruar profesionin.

Kriter bazë për përcaktim duhet të jetë aspirata personale dhe nëse ajo përkon edhe me talentin atëherë suksesi bëhet mbresëlënës. Por ja që jetojmë në rrethana kur goja e të gjithëve është përplot me të drejtat e grave, ndërsa në rrafshin praktik gratë e mbuluara e gjejnë veten përballë lloj-lloj barriere e pengese. Sido që të jetë, ne i sugjerojmë motrës për durim dhe përkushtim në studime e pastaj edhe në profesion. Shoqëria jonë ka nevojë edhe për mjeke në të gjitha specializimet e mundshme, ngaqë jemi larg plotësimit të nevojave si komunitet. Por edhe studimet islame janë drejtim shumë i dobishëm si për individin po ashtu edhe për shoqërinë.

Rrjedhimisht, ajo që i sugjerojmë pyetses në këtë rast është që të mos ndikojë presioni shoqëror dhe të ndjekë drejtimin e zemrës, ngase siç ka ardhur në hadith: “Besimtari i cili përzihet me njerëz dhe i duron shqetësimet e tyre është më i mirë se ai që izolohet.” (Sahihul Xhami: 6651)

Gjithsesi, pas konsultimit është radha e praktikimit të sunnetit të namazit dhe duasë së istihares. Allahu ua lehtësoftë përzgjedhjen e më të mirës dhe u dhashtë mbarësi e sukses!

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit