8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si i vjen vdekja besimtarit e si jobesimtarit?!

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë ndodh gjatë vdekjes?

Përgjigje: Çdo njeri do ta lë këtë botë. Ne jemi vetëm udhëtarë, prandaj të gjithë do të largohemi për destinacionin e përhershëm. Vdekja do t’i vijë njeriut më të shëndetshëm, i cili kalon tri orë duke bërë ushtrime në palestër, sikurse do t’i vijë njeriut më dembel, i cili kalon orë të tëra në gjumë. Do të vdes, si mjeku ashtu edhe pacienti.
Allahu ka thënë:
“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (githçka që mund t’i dëshirohet). “ (Kur’an: Ali Imran, 185)
I Dërguari(alejhi selatu ue selam) na ka treguar se çfarë do të ndodh në momentin e vdekjes.
Kjo është mënyra si do t’i vjen vdekja njeriut të mirë, i cili i ka besuar Allahut dhe i është bindur urdhrave të Tij:
I Dërguari(alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Kur besimtari është në pragun e largimit nga kjo botë, i vijnë atij melekët e Zotit me fytyra të qeshura e të gëzuara. I afrohen përpara syve dhe askush nuk i shikon përveç atij. Pas pak vjen meleku i vdekjes dhe i thotë: “O shpirt besimtari, dil në mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit tënd”. Këto momente shpirti i njeriut del më lehtë se që del pika e ujit nga ena. Nga shpirti lëshohet aroma më e ëmbël e miskut që ka ekzistuar ndonjëherë në tokë.” (Ahmedi)
Mënyra e vdekjes së një personi që nuk i ka besuar Allahut përshkruhet me këto fialë nga i Dërguari(alejhi selatu ue selam)
Ndërsa vdekja atij që nuk ka besuar në Zot, i afrohen melekët të cilët të fusin frikën kur i shikon. Ata mbajnë me vete qefin nga zjarri dhe parfum nga zjarri i Xhehenemit. Menjëherë afrohet meleku i vdekjes dhe i thotë: “O shpirt jobesimtari, dil tek zemërimi i Zotit tënd”. Ky lloj shpirti kur shikon melekun e vdekjes dhe kur ndjen erën e zjarrit të Xhehenemit nuk del, por futet thellë në trupin e njeriut. Atëherë melekët e tërheqin shpirtin e tij me disa çengela dhe e nxjerrin atë pjesë — pjesë, ashtu siç mund të shkëputet leshi i lagur kur nxirret nga ferrat. (Ahmedi)

Dr. Muhaned Arifi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit