14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Organizatat joqeveritare ju shkruajnë letër zyrtarëve qeveritarë për Palestinën

Më të lexuarat

Organizatat joqeveritare nga Maqedonia e Veriut ju kanë shkruajtur letër krerëve qeveritarë për çështjen e Palestinës.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë tē tyre:

Duke e ndjekur me kujdes gjendjen tragjike të popullatës civile të Gazës, jemi të tmerruar nga heshtja, votimi i përmbajtur për rezolutën humanitare të OKB-së dhe njëanshmëria e politikanëve, të cilët në asnjë moment nuk gjetën guxim për t’i korrigjuar qëndrimet e tyre dhe për të dalë në anën e atyre që bëjnë thirrje për paqe dhe qasje racionale.
Me këtë reagim deri te kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deri te kryeministri i qeverisë, Dimitar Kovaçevski, si dhe deri te gjithë përbërja qeveritare, por edhe deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dëshirojmë t’i inkurajojmë për një hap të tillë, që t’i dëgjojnë thirrjet e qytetarëve, që i kanë vërshuar rrjetet sociale me solidaritet dhe thirrje për ndalimin e ndëshkimit kolektiv të Gazës dhe ndërprerjen e mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Numri i viktimave tashmë e ka kaluar gjenocidin në Sreberenicë, por edhe qindra të punësuar në organizatat ndërkombëtare humanitare, si dhe gazetarë, tashmë e kanë humbur jetën.

Kjo është arsyeja që t’ju drejtohemi me këtë listë të kërkesave të qytetarëve

1. Ashtu siç e gjykuat sulmin e Hamasit ndaj caqeve civile, kërkojmë të bëni ndëshkim të rreptë edhe të masakrës ndaj civilëve që Izraeli ka bërë mbi Gaza, me çka çdo ditë po e thyen të drejtën ndërkombëtare humanitare.
2. Apeloni për ndërprerje urgjente të bombardimit joselektiv dhe vrasjen e civilëve në Gaza, si dhe të miratoni deklaratë në Kuvend me të cilën do të bëni thirrje për ndalimin e luftimeve, për t’i dhënë shans paqes. Organizoni mbledhje të komisioneve dhe shfrytëzoni të gjithë mekanizmat institucionalë.
3. Në emër të shtetit dhe të qytetarëve tanë, dërgoni ndihmë urgjente mjekësore në Gaza.
4. Siguroni trajtim falas mjekësor dhe rehabilitim të fëmijëve të plagosur të Gazës në spitalet e Maqedonisë së Veriut, të cilët në këtë agresion kanë humbur pjesë të ekstremiteteve të tyre (sipas shembullit të kabinetit të presidentit të Sllovenisë).
5. Të mos nënshtroheni ndaj presionit për persekutimin e të gjithë atyre që e ngrenë zërin kundër masakrës ndaj civilëve në Gaza, për çka sot jemi dëshmitarë e për të cilën apelojmë të ndalojë dhe të zëvendësohet me paqe pa kushte.

/almakos.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit