0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si e trajton Islami ndëshkimin me goditje në fytyrë?

Më të lexuarat

Goditja e fytyrës dhe damkosja

Përcillet nga Xhabiri, radijall-llahu anhu,se i Dërguari, sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar goditjen e fytyrës dhe damkosjen e saj. (Muslimi)

Shumë nga prindërit dhe mësuesit ia mësyejnë fytyrës kur ata duan t’i dënojnë fëmijët e tyre, i godasin në fytyrë me shuplakë. Disa kështu veprojnë me shërbëtorët e tyre. Kjo është nënçmim i fytyrës të cilën All-llahu e ka bërë shenjë nderi të njeriut, e megjithë këtë mund të shkaktojë edhe humbjen e disa shqisave të rëndësishme që janë në fytyrë. Pastaj mund të pasojë pendimi dhe mund të kërkohet të bëhet kisas.

Sa i përket damkosjes së kafshëve në fytyrë, si shenjë e dalluar për ta njohur pronari përkatës kafshën e vet apo në rast të humbjes t’ia kthejë pronarit të saj. Kjo është e ndaluar, sepse në të ka shëmtim dhe ndëshkim. Nëse arsyetohen disa njerëz se kjo është zakon i fisit të tyre dhe shenjë dalluese, atëherë shenjërimin mund ta bën në vend tjetër, e jo në fytyrë.

/Shejh Salih El Minexhidi/

The post Si e trajton Islami ndëshkimin me goditje në fytyrë? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit