5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si e shfrytëzon shejtani vesvesen për të shtyrë drejt gjynahut?

Më të lexuarat

Metoda e Vesveses
Sqarim i bukur nga Ibn Kajjimi!

Ibn Kajjimi ka thënë: “El-vesvese (pëshpëritja) rrjedh nga fjala vesvese (pëshpërit), dhe kjo fjalë nënkupton një lëvizje ose tingull të padiktuar. Kështu, pëshpëritja është lëshimi i një zëri të fshehtë në mendje. Në fakt, kjo bëhet pa zhurmë, sikurse pëshpëritja e shejtanit te njeriu.”

Ai gjithashtu ka thënë për vesvesen: “Ajo është pikënisja për çdo vepër të keqe. Zemra mund të jetë e panjollosur ose pa gjynahe, pastaj asaj mund t’i vijnë pëshpëritjet dhe joshjet për të kryer një gjynah. Shejtani e shndërron atë në veprim atraktiv në imagjinatën e personit, e bën të dëshirueshme dhe pastaj e bën njeriun të harrojë pasojat e gjynahut, derisa zemra të lidhet me të. Në fund, ai vrapon pas veprës së keqe, i nxitur nga shejtanët, të cilët e ndihmojnë për t’i kryer gjynahet.”

(Marrë nga libri Mburoja e muslimanit nga xhinet dhe shejtanët, Vahid Abduselam Bali)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit