-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si e hapi Allahu gjoksin e të Dërguarit të Tij fisnik, Muhamedit ﷺ?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si ia çau gjoksin të Dërguarit ﷺ, Allahu i Lartësuar, kur Ai i Lartësuar thotë: “Vallë, a nuk ta hapëm ty kraharorin

A është e vërtetë se ishte nga duart e Xhibrilit (paqja qoftë mbi të!) gjatë jetës së të Dërguarit ﷺ?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Allahu i Madhëruar i nderoi profetët dhe të dërguarit e Tij me bekime të pafundme, në radhë të parë ndër të cilat dhe më i larti në status ishte bekimi i profetësisë, pasi i zgjodhi ata për të qenë pranë Tij dhe për t’i dhënë mëshirën e Tij mbi ta.

Allahu thotë: “..por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij.” (Ali Imran: 179)

Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre.” (Enam: 87)

Allahu i Lartësuar e zgjodhi Profetin dhe mikun e Tij të afërt, Muhamedin ﷺ, për më shumë nder dhe i dha një status të lartë, siç thotë Allahu: “Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (Nisa: 113)

Si pjesë e kësaj Mirësie, Allahu ia hapi gjoksin të Dërguarit të Tij fisnik Muhamedit ﷺ dhe iu referua këtij bekimi madhështor në një sure të Kuranit që do të lexohet deri në Ditën e Kijametit. Quhet surja esh-Sherh .

Allahu thotë: “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)” (Sherh: 1)

Hapja e gjoksit të Profetit ﷺ tregon për një sërë kuptimesh të rëndësishme:

1 – Allahu ia hapi zemrën drejt Islamit si fe dhe ligj, që është gjëja më madhështore ndaj së cilës mund të hapet zemra. Ky është interpretimi i Ibn Abbasit, siç transmetohet nga Buhariu në një transmetim mu’alak në Sahihun e tij. [1]

2 – Allahu ia hapi gjoksin Profetit të Tij Muhamedit ﷺ për ta mbushur atë (zemrën e tij) me urtësi, dituri dhe besim, siç u interpretua nga Hasan el-Basriu. Dijetarët përmendën në komentet e tyre për këtë ngjarje të hapjes së gjoksit të Profetit ﷺ, e cila ndodhi dy herë gjatë jetës së tij.

E para ndodhi kur ai ishte i vogël dhe jetonte në mesin e Benu Sa’d.

Transmetohet nga Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Xhibrili erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur ai po luante me djemtë e tjerë. Ai e kapi dhe e hodhi në tokë, pastaj ia hapi gjoksin dhe e nxori zemrën, prej së cilës mori një mpiksje gjaku dhe tha: “Kjo ishte pjesa e shejtanit prej jush”. Pastaj e lau në një enë ari që ishte mbushur me ujë Zemzem. Pastaj e bashkoi përsëri dhe e ktheu në vendin e vet. Djemtë shkuan me vrap te nëna e tij – domethënë dadoja e tij – dhe thanë: “Muhamedi është vrarë!” Ata shkuan tek ai dhe ngjyra e tij kishte ndryshuar. Enesi tha: “Unë e shihja shenjën e asaj qepjeje në gjoksin e tij.” [2]

E dyta ndodhi në natën e Israsë.

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Duke qenë në Mekë, m’u hap çatia e zbriti Xhibrili ﷺ, i cili ma hapi gjoksin dhe ma lau (zemrën) me ujë Zemzemi. Pastaj solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli. Më pas, më mori për dore dhe më ngriti në qiellin e dynjasë. Xhibrili i tha rojës së qiellit: “Hape!”- “Kush është?” – tha ai. “Xhibrili” – iu përgjigj ai.” [3]

Ka thënë Hafiz Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë):

“Disa prej tyre mohuan që gjoksi i tij ishte hapur natën e Israsë dhe thanë se kjo ndodhi vetëm kur ai ishte i vogël dhe jetonte në mesin e Benu Sa’d. Por kjo nuk mund të mohohet sepse ka shumë raporte për të… Gjithçka që është transmetuar rreth hapjes së gjoksit të tij, nxjerrjes së zemrës së tij dhe ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme duhet të pranohet pa kundërshtime ose duke u përpjekur të interpretohet ndryshe nga ajo që duket se do të thotë, sepse Allahu është në gjendje t’i bëjë të gjitha këto dhe asnjë prej tyre nuk është e pamundur. Kurtubiu ka thënë në el-Mufhim: “Nuk duhet kushtuar vëmendje mohimit të hapjes së gjoksit të tij në natën e Israsë, sepse transmetuesit janë të besueshëm dhe të njohur.”” [4]

Ngjarja e hapjes së gjoksit të tij përmendet edhe në disa raporte, në kohë të tjera, në moshën dhjetëvjeçare dhe kur filloi misioni i tij, por këto janë raporte të dobëta.

Ka thënë Ibn Kethiri:

“Allahu thotë: “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin?” do të thotë, a nuk e hapëm zemrën për ty, d.m.th., Ne e ndriçuam atë etj. Kjo është si ajeti në të cilin Allahu thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin.” (Enam: 125)

Dhe u tha se çfarë nënkuptohet me ajetin “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin?” është hapja e gjoksit të tij në natën e Israsë, por nuk ka kundërthënie sepse hapja e gjoksit të tij përfshin atë që është bërë natën e Israsë, si dhe kuptimin metaforik të hapjes së zemrës së tij. Dhe Allahu e di më së miri.” [5]

3 – Thuhet në Ruh el-Ma’ani (30/166):

Është thënë se ajo që nënkuptohet është: A nuk e lehtësuam shqetësimin dhe brengën tuaj duke ju treguar realitetin e gjërave dhe parëndësinë e kësaj bote, kështu që ju mundësoi të përballoni vështirësitë e njerëzve për t’iu drejtuar Allahut me dua.

Nga shumica është transmetuar se qëllimi është: A nuk i dhamë Ne atij urtësi dhe a nuk ia mundësuam të pranojë atë që i zbriti pasi ishte e vështirë për të?

4 – Ka thënë Ibn ‘Ashuri:

Hapja e gjoksit të tij është një metaforë e bekimeve që i janë dhënë dhe që i mundëson të arrijë të gjitha nivelet e përsosmërisë, dhe informimi i tij se Allahu është i kënaqur me të dhe lajmi i gëzuar për fitoren që do të arrinte feja. [6]

5 – Ka thënë Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë):

Kjo hapje është metaforike, jo fizike. Hapja e zemrës mund të bëhet në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të marrë vendimin e Allahut të të dy llojeve, dekretet sheriatike të Allahut, që do të thotë fe, dhe vendimin e Allahut që ka të bëjë me fatkeqësitë që mund të ndodhin njeriut. [7]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

————-

[1] Kitab el-Tefsir/Baab Soorat al-Sharh (f. 982)

[2] Muslimi (162)

[3] Buhariu (349) dhe Muslimi (163)

[4] Fet’hul Bari (7/204)

[5] Tefsir el-Kur’an il-‘Adhim (4/677)

[6] al-Tahreer ue’l-Tanweer (1/4850)

[7] Tefsiri Sures esh-Sherh (fq.1)

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit